Një video nga Stambolli është bërë virale në rrjetet sociale, duke prekur mijëra njerëz.

Një makinist i trenit urban ndaloi trenin pranë stacionit Bakırköy pasi vërejti një kotele të vogël mbi shina.


Ai zbriti nga kabina dhe e largoi me kujdes kafshën për ta shpëtuar.

Kalimtarët dhe pasagjerët “e shpërblyen” me duartrokitje për gjestin e tij human.

Mediat lokale raportojnë se kotelja nuk është lënduar. /Telegrafi/