LAJMI I FUNDIT:

Makina amfibe që vozitet rrugëve dhe lundron në ujë (Video)

Makina amfibe që vozitet rrugëve dhe lundron në ujë (Video)

Theon Parseghian nga New Yorku i Shteteve të Bashkuara, ka kombinuar një Volvo dhe barkën e vogël, duke krijuar një makinë që lëvizë në rrugë dhe lundron në ujë.

Ky projekt i ka marrë atij shumë kohë dhe i kushtoi rreth 10 mijë euro, por në fund ka një shtëpizë lundruese për familjen e tij, transmeton Telegrafi.


Motori me naftë që prodhon 210 kuajfuqi, i ndihmon të lëvizë në ujë me 12 kilometra në orë, teksa në rrugë normale arrin shpejtësinë deri në 32 kilometra në orë.

Më poshtë mund të shihni momentin, kur shumë njerëz janë mbledhur pranë garazhit të tij, për të parë nisjen e suksesshme të makinës amfibe. /Telegrafi/