Makerspace Innovation Center Prizren ka hapur thirrjen për aplikime për në Startup Bootcamp.
Sipas njoftimit ky është një aktivitet edukativ tre-ditor, i krijuar për individët dhe ekipet që kanë ide të biznesit dhe dëshirojnë të mësojnë si t’i zhvillojnë ato më tej.
Ky aktivitet parashihet të mbahet nga 21 deri më 23 shkurt 2025 në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren.
“Startup Bootcamp ka për qëllim t’i ndihmojë të gjithë ata që dëshirojnë ti transformojnë idetë e tyre në koncepte të strukturuara dhe të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e Makerspace Innovation Center Prizren.
Gjatë këtij aktiviteti, sipas njoftimit, fokus të veçantë do të kenë punëtoritë të cilat kanë për qëllim avancimin e ideve të pjesëmarrësve.
“Startup Bootcamp përfshin trajnime dhe punëtori të udhëhequra nga mentorë dhe ekspertë të industrisë, duke siguruar një përvojë gjithëpërfshirëse dhe interaktive. Çdo pjesëmarrës/e do të marrë vlerësime të personalizuara dhe udhëzime për zhvillimin e mëtejshëm të idesë së tij/saj”, thuhet në njoftim.
Aty theksohet se pjesëmarrësit do të mësojnë se si ti validojnë idetë dhe të sigurohen që ato kanë potencial tregu; si të krijojnë një model biznesi të strukturuar, që mbështet zhvillimin e suksesshëm; si të ndërtohet një ekip efektiv; si të prezantohet ideja (pitching) me besim dhe qartësi për të tërhequr investitorë apo partnerë, etj.
“Startup Bootcamp është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për t’i ndihmuar pjesëmarrësit ta kuptojnë më mirë natyrën dhe përmbajtjen e inkubatorit “Idea-to-Scale”, duke i njoftuar për mundësitë që i ofron ky program”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu është theksuar se thirrja është e hapur për individët dhe ekipet nga Komuna e Prizrenit dhe rajoni përreth, përfshirë Mamushën, Dragashin, Malishevën dhe Suharekën
Të interesuarit për këtë aktivitet duhet të jenë mbi moshën 18 vjeç; të kenë një ide biznesi në fazat e hershme të zhvillimit; të jenë të gatshëm për të marrë pjesë fizikisht përgjatë tri ditëve të bootcamp-it.
Aplikimet janë të hapura deri më 16 shkurt 2025, derisa pjesëmarrja në këtë aktivitet është falas.
Ky aktivitet implementohet nga Makerspace Innovation Center Prizren dhe mbështetet nga GIZ Kosovo dhe ITP Prizren. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas skandalit në BBVA, Jozi vjen në Kosovë për vizitë - publikon fotografi nga Kompleksi Memorial i familjes Jashari në Prekaz

Real Madridi mendon transferimin e super sulmuesit gjatë verës

Ylli spanjoll lë anash Arsenalin dhe i jep prioritet kalimit tek Real Madridi

Tentativa e tretë për konstituim të Kuvendit, çfarë do të ndodhë sot në seancë?

Mërgata kosovare më në fund e ka më lehtë të kthehet nga aeroporti në shtëpi

SHBA-ja largon trupat nga Siria - shfaqjen pamjet e tërheqjes së ushtrisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ylli spanjoll lë anash Arsenalin dhe i jep prioritet kalimit tek Real Madridi

SHBA-ja largon trupat nga Siria - shfaqjen pamjet e tërheqjes së ushtrisë

Peci: Opsion real që më 15 qershor të shkojmë në zgjedhje të reja

Një natë para finales, Egli dhe Rozana përloten – Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë

I dërguari i Trumpit: Rusia mund të marrë disa rajone të Ukrainës, por jo të pestat

Sa janë të vërteta pretendimet për "traktatin e pandemisë së OBSH-së, një përpjekje për të shmangur gabimet gjatë COVID-19"?