Ushqim i shijshëm plot thartirë omega-3!

Zgjidhni llojin e parapëlqyer të makaronave, merrni presh, domate të ziera, një konserve mish toni dhe racioni i mrekullueshëm është gati!


Receta u dedikohet fillestarëve të përgatitjes së ushqimit. Natyrisht, edhe për të gjithë të tjerët.

Zgjidhje e shkëlqyeshme dhe shumë e shpejtë për drekë apo darkë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:- 300 g makarona,- ½ preshi,- vaj ulliri,- 100 ml domate të ziera;- erëza,- kripë,- piper,- 1 konservë mish toni.

hjhjh

Përgatitja:

Zieni makaronat dhe kulloni.

Në vaj fërgoni preshin që të zbutet mirë, shtoni erëzat, kripën, piperin, domaten e zier dhe lini të vlojnë derisa të avullojë lëngu.

Në fund shtoni mishin e tonit, por edhe atë fërgojeni pak.

Sipër makaronave qitni salcë dhe kënaquni me çdo kafshatë...

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.