Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi ka arritur në finalen e madhe të Grand Slamit të Dusseldorfit në Gjermani.

Majlinda Kelmendi ka vazhduar shkëlqimin e saj duke arritur edhe fitoren e katërt radhazi gjatë ditës së sotme (e premte).


Kësaj radhe, xhudistja jonë ka shënuar fitore në gjysmëfinale ndaj italianes Odette Giuffrida.

Fitorja e Majlindës erdhi me shumë lehtësi, duke e mposhtur me ippon dhe duke arritur në finalen e madhe.

majlinda 7

Kështu, xhudistja pejane ka siguruar medaljen në këtë Grand Slam në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në ndeshjen e parë Majlinda fitoi ndaj xhudistes gjermane, Theresa Voll, ndërsa në ndeshjen e dytë shënoi fitore ndaj xhudistes nga Brazili, Eleudis Valentim.

majlinda 2

majlinda 8

Ndeshja e tretë ndaj koreano-jugores Bokyeong Jeong ishte më e vështirë, por edhe këtu Majlinda arriti të shënojë fitore.

Në finale, pejania do të përballet me Sosorbaram Lkhagvasuren nga Mongolia. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app