LAJMI I FUNDIT:

Majko: Liria e Kosovës ishte edhe e shqiptarëve

Majko: Liria e Kosovës ishte edhe e shqiptarëve

Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, që mbante postin më të lartë në një periudhë të vështirë të shqiptarëve, atë të luftës së Kosovës, kërkoi që shqiptarët e Kosovës mos ta falënderojnë edhe shumë.

Ai, në akademinë solemne “Faleminderit Shqipëri” që ademisë solemne “Faleminderit Shqipëri” në përkujtim të 21-vjetorit mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999. tha se  ‘falënderimi në emër të një gjëje që Shqipëria e ka bërë dhe të dalësh dhe të flasësh si i falënderuar është e vështirë. Në atë periudhë që kemi qenë kemi bërë detyrën tonë. Ka pasë disa të tjerë që këtu në Kosovë pa pasë ndonjë lloj detyre zyrtare e institucionale kanë luftuar për lirinë e kombit shqiptar”.

“Në thelb liria e Kosovës ishte edhe e shqiptarëve. Në këtë kontekst, mendoj se ajo që ndodhi në vitin 1999 dhe këtë e them për ata që janë 20 vjeç, rëndom ndodh që njerëzit përkufizohen në ditët e tyre të vështira dhe shumë shqiptarë janë vetëpërkufizuar në atë kohë”, tha Majko, përcjell Klan Kosova.

Majko këtu përmendi sakrificat e secilit prej liderëve kosovarë që ishin të pranishëm.

“Kam përballë presidentin e Kosovës, si përfaqësuesi i delegacionit të Kosovës dhe aspiratave të saj. Kokëfortë si ai, pavarësisht se sot flet shumë për dialogun. Kam përballë kryeministrin e Kosovës, luftëtar si ai. Nuk besoj se kur mbante trupin e vëllait e mendonte se do të bëhej kryeministër. Kam përballë Albin Kurtin. Nuk besoj se në burgun e Serbisë atë kohë mendonte se do të vinte një ditë që do të përfaqësonte një forcë politike të re dhe do të ishte kandidat për kryeministër”.

“Nuk kemi këtu Ibrahim Rugovën dhe shumë të tjerë, të cilët bënë detyrën e tyre. Kështu që mendoj se ne kemi bërë veç detyrën tonë. Jemi një, por ndihemi edhe keq kur na falënderoni sepse ne jemi vëllezër. Dhe vëllai edhe falënderohet edhe nuk falënderohet. A të mërzit ndonjëherë vëllai? Të mërzit. Dhe si thoni ju në Kosovë kur ta sjellë në maje të hundës: vëllau si shkau”.

Ish-kryeministri shqiptar tregoi edhe frikën që kishin për vendimet e mëdha që do t’i merrnin dhe se si i lanë mënjanë të gjitha mospajtimet kur në pyetje ishte Kosova.

“Së bashku me Ilir Metën dhe shumë kolegë të tjerë, midis të cilëve edhe kryeministri Edi Rama mblidheshim, por a ishim kaq të bindur dhe të fortë? Ju siguroj që ishim edhe të frikësuar dhe të shqetësuar, na shkonte mendja se do ta na kujtohet emri për keq”.

“Në ato momente të vështira të gjithë shqiptarët u bëmë një, të majtë e të djathtë, komunistë e ilegalistë. Me Sali Berishën ishim gati të vriteshim, por pas masakrës së Reçakut u mblodhëm dhe thamë: Kur serbët na vrasin ne duhet të bashkohemi”.

Ai tha se sikurse thotë kisha dhe xhamia duhet që shqiptarët të dinë të falënderojnë dhe të falin.

Drejtues të institucioneve shtetërore të Kosovës e Shqipërisë, atyre fetare e përfaqësues politik në vend, u mblodhën sot në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë për të falënderuar Shqipërinë për mikpritjen e ofruar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Aty para përfaqësuesve të institucioneve të Shqipërisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Shqipëria ka sfiduar gjenocidin e Serbisë që ushtronte kundër popullatës shqiptare në Kosovë dhe pa të Kosova nuk do të mund të ishte e lirë dhe e pavarur.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori