Ministri për Diasporën i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka deklaruar se në fillim të vitit të ardhshëm, kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës do të jenë të hapura.
Në Forumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare të zhvilluar në Kosovë, ministri për Diasporën, Pandeli Majko, tha se Shqipëria dhe Kosova do të firmosin dy marrëveshje për diasporën në mbledhjen e përbashkët, që pritet të zhvillohet sot në kuadër të festave të nëntorit.
Majko tha se më 1 janar 2018, në vitin e Skënderbeut duhet të hapen edhe kufijtë mes dy vendeve.
“Emergjencën e një marrëdhënie të re me diasporën shqiptare, e cila është shumë herë më e fuqishme në aftësi dhe kapitale. Shqipëria dhe Kosova në takimin e përbashkët midis dy qeverive edhe me rastin e ditës së flamurit do të firmosin për marrëdhënien me diasporën dy marrëveshje të rëndësishme bilaterale. Të dyja shtetet po shikojnë mundësinë për t’i bashkangjitur ambasadave një rrjet të konsoliduarish të përfaqësuesve të diasporës për të ndihmuar në promovimin e imazhit të vendit dhe interesave ekonomike të tyre. Një rrjet qendrash kulturore të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Kosovës do të ngrihen si qendra të shqiptarisë në perëndim. Kalimi nga modeli i reminitancave në modelin e kontributit direkt në formën e investimit është prioritet dhe detyrim për shkak edhe të ndryshimeve në fluksin e reminitancave dhe zhvillimeve të rëndësishme në vendet ku bashkatdhetarët jetojnë në një numër më të madh… Në 1 janar 2018 vitit të Skënderbeut të hapim kufijtë”, tha Majko.
Pas deklaratës së ministrit të Shtetit për Diasporën ka reaguar menjëherë Serbia.
Sipas mediave serbe kjo deklaratë vlerësohet si provokim ndaj shtetit serb.
Gazeta serbe Blic, shkruan se Majko në këtë forum foli në emër të kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Aty theksohet se në takim kanë marrë pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Presidenti, Hashim Thaçi.
Majko, që në kohën e eksodit të madh gjatë luftës në Kosovë, ishte kryeministër i Shqipërisë, tha se në atë kohë kur Shqipëria hapi kufirin për shqiptarët e Kosovës, askush nuk kërkoi pasaporta dhe s’ka përse të kërkohen pasaporta as tani.
Ndërkohë sot, në Korçë do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, ajo mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Në axhendën e kësaj mbledhjeje përfshihen disa marrëveshje, për dy prej të cilave foli edhe deputeti socialist, Pandeli Majko.
Kjo është mbledhja e katërt e dy qeverive, që kur në pushtet ka ardhur Edi Rama.
Mbledhja e parë u zhvillua në Prizren më 11 janar 2014, ku në atë kohë kryeministër i Kosovës ishte Hashim Thaçi. Mbledhja e dytë e përbashkët u zhvillua më 23 mars 2015, në Tiranë, ku qeveria e Kosovës prezantohej me Isa Mustafën.
Në 3 qershor 2016 dy qeveritë u mblodhën përsëri në Prishtinë, ndërsa sot radha i takon sërish Shqipërisë, në një tjetër qytet të bukur, Korça, ku kryeministri shqiptar Edi Rama do të jetë në krah të homologut të tij kosovar Ramush Haradinaj. Por ndryshe nga herët e tjera mbledhja e dy qeverive do të zgjasë dy ditë.
Mbledhja e përbashkët do të nisë në orën 16:00 të ditës së sotme ndërsa një orë më pas do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare, e cila do të pasohet nga një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave, Rama dhe Haradinaj.
Të dyja delegacionet do të zhvendosen nesër në ditën e pavarësisë, në qytetin e Vlorës, ku në mesditë do të organizohet ceremonia e ngritjes së Flamurit në sheshin e “Pavarësia”.
Pas ceremonisë, do të shpallet zyrtarisht edhe logoja e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Pas axhendës së ditës, dy delegacionet do të nisen për në Tiranë, ku do të marrin pjesë në pritjen që organizohet nga Presidenti i Republikës, me rastin e festës kombëtare. Edhe qeveria e Kosovës ka shpallur ditën e 28 nëntorit, si festë kombëtare dhe ditën e shqiptarëve. /Dita/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025