Reperi i njohur Majk vazhdon të jetë një emër i shumë diskutuar në media.

Ai është i pëlqyer nga një numër të madh fansash, të cilët shpesh e ndalojnë në rrugë reperin për të bërë fotografi, ose janë ndjekës të rregullt të koncerteve të tij.


majkaveli 23 11 2017 8 19 42 404

Vetura e bardhë, të cilën reperi e vozit, bie shumë në sy, ndërsa duket se në vozitje Majk nuk respekton aq sa duhet rregullat e komunikacionit.

Një video që po qarkullon në internet shfaq një veturë mbrapa veturës së Majkit e cila incizon momentin kur ai thyen rregullat e komunikacionit, duke hyrë në të kuqen.

majkaveli 23 11 2017 8 19 49 811

I njëjti është mjaft i dhënë pas shpejtësisë, ndërsa duket se dëshira për të arritur sa më shpejt ka bërë që ai të ngasë veturën e tij edhe kur në semafor është ndezur drita e kuqe. /Telegrafi/