LAJMI I FUNDIT:

Majk dhe Butrint Imeri shfaqen me bluza të njëjta në rrjetet sociale (Foto)

Majk dhe Butrint Imeri shfaqen me bluza të njëjta në rrjetet sociale (Foto)

Viti 2017 ishte pa diskutim viti i meshkujve në estradën shqiptare.

Si rrallë herë, gjinia mashkullore kanë qenë shumë më aktivë, qoftë me prurje të reja në muzikë, ashtu edhe me angazhime në koncerte.

Si ishte viti 2017 për këngëtarët shqiptarë? (Foto)
Lexo po ashtu Si ishte viti 2017 për këngëtarët shqiptarë? (Foto)

Përveç këndimit, ata veçohen edhe për stilin e tyre, dhe gati gjithnjë shfaqen të kuruar para publikut.


Sidoqoftë, ka raste kur garderoba apo një paraqitje e këngëtarit është e ngjashme me atë të një tjetri, por nëse janë të njëjta, atëherë kjo është një situatë jo edhe aq mirë.

Kartolina e yjeve shqiptarë për vitin 2018: Çfarë duan ata këtë vit? (Foto)
Lexo po ashtu Kartolina e yjeve shqiptarë për vitin 2018: Çfarë duan ata këtë vit? (Foto)

Një gjë e tillë u ka ndodhur së fundmi këngëtarit Butrint Imeri dhe reperit Majk, të cilët janë shfaqur me të njëjtën veshje në rrjetet sociale.

Ata kanë publikuar imazhe secili në llogaritë e tyre në Instagram, ku janë shfaqur të veshur me një bluzë të bardhë, e cila kishte të njëjtin dizajn.

Në rastin konkret mund të ketë qenë rastësia ajo që ka bërë që të dy, të duken njëlloj, mirëpo disa prej fansave aluduan edhe në kopjim.

Sidoqoftë, secili prej tyre dukeshin bukur me bluzat në fjalë. /Telegrafi/