LAJMI I FUNDIT:

Mahrez: Do flisja me Romën, por Leicesteri nuk e ka pranuar ende ofertën

Mahrez: Do flisja me Romën, por Leicesteri nuk e ka pranuar ende ofertën

Riyad Mahrez ka konfirmuar se Roma janë një klub i madh me të cilin do të donte të fliste, por nuk mund ta bëj këtë derisa Leicester City të pranojë një marrëveshje.

Reprezentuesi i Algjerisë nga fillimi është rezervuar si zëvendësim ideal për Mohamed Salahun, por Leicester City vendosi një çmim prej 40 milionë eurosh për shërbimet e tij.

Roma ngrit ofertën për Mahrezin
Lexo po ashtu Roma ngrit ofertën për Mahrezin

Deri tani dy oferta nga Giallorossët janë refuzuar, por ka shumë raporte për një qasje të re prej 35 milionë euro.


“Unë e di se Roma erdhën me ofertë, por asgjë nuk u pranua kështu që pak mund të bëj asgjë momentalisht”, ka thënë fillimisht Mahrez për Sky Sports News.

E kryer, Mahrez do të nënshkruajë me Romën
Lexo po ashtu E kryer, Mahrez do të nënshkruajë me Romën

“Ata janë një klub i madh me të cilin do të doja të flisja, por nuk mund ta bëj derisa Leicester të pranojë një marrëveshje”.

“Leicesteri i di mendimet e mia, por unë do të vazhdoj të jap më të mirën për klubin siç kam bërë gjithmonë”.

“Është e qartë, është kënaqësi sa herë që lidheni me ndonjë klub të madh, por unë nuk kam biseduar me askënd sepse askush nuk ka pasur një ofertë të pranuar, por ka edhe një muaj deri në fund të afatit kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi anësori algjerian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori