Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku kanë publikuar këngën e re, të cilën ia kanë kushtuar legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.

Kënga titullohet "Vokrri n’zemrat tona" dhe është kompletuar edhe nga ana vizuale.


ShaqirMahmut Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku në klipin e këngës (Foto: Screenshot/YouTube/VizioniLibonia)

Videoja muzikore ka përfshirë pamje nga stadiumet dhe nderimet që i janë bërë presidentit legjendar të FFK-së.

Për anën vizuale është kujdesur produksioni MProduction që e ka xhiruar videoklipin e këngës.

Kjo këngë vjen pikërisht para fillimit të ciklit të ri të ndeshjeve kualifikuese të Përfaqësueses së Kosovës për Kampionatin Evropian, 'Euro 2020'. /Telegrafi/