Maguire u thotë zyrtarëve të Manchester United se Luke Shaw ka keqinterpretuar bisedën e tij me gjyqtarin Attwell

Harry Maguire u ka thënë zyrtarëve të Manchester United se Luke Shaw ka keqinterpretuar bisedën që e kishte me gjyqtarin Stuart Attwell në një moment kontrovcers të shkaktuar nga VAR-i.
Anësori ka thënë pas ndeshjes se ai ka dëgjuar gjyqtarin duke i thënë bashkëlojtarit të tij se ishte penallti për Djajtë e Kuq në lojën me dorë nga Callum Hudson-Odoi.
Por, kapiteni i Manchester United ka sqaruar të gjithë rrëmujën e shkaktuar nga Shaw, në mënyrë që të jetë një bisedë e qartë mes Maguires dhe Attwell.
Maguire bëri të ditur te zyrtarët e klubit se Shaw e kishte dëgjuar gabimisht bisedën që e kishte me referin dhe se aty nuk kishte penallti.
Duket se tani është krijuar një keqkuptim mes dy anglezëve për rastin kontrovers në ndeshjen që përfundoi pa gola me Chelsean në Stamford Bridge.
Ole Gunnar Solskjaer po ashtu kërkoi penallti pas pjesës së parë, në momentin që ndodhi pas vetëm 16 minuta nga fillimi i derbit në javën e 26-të në Ligën Premier. /Telegrafi/
Për të pasur një përjetim ndryshe të botës së sportit, na ndiqni në Instagram.























































