Magjistralja Resnjë - Manastir - Prilep është bllokuar për qarkullim
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë bën të ditur se rruga magjistrale A3 Resnjë - Manastir - Prilep, te vendi Bair, është e bllokuar nga ora 12, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komunikacioni është ridrejtuar përmes qytetit të Manastirit.
Agjencia e lajmeve AIM bën të ditur se edhe rrugë Negotinë - Vojshancë është e bllokuar për shkak të sanimeve të urës, ndërkaq komunikacioni është ridrejtuar përmes Vojshancit për në Bistrenicë, pastaj Koreshnicë dhe Demir Kapi, si edhe anasjelltas./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/12/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































