Një nga të ftuarat e mbrëmjes, një bukuroshe që dikur ecte në pasarela, por këtë herë ishte në publik, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj magjepsëse

Atmosfera në event ishte plot shkëlqim, ku çdo detaj, nga drita e skenës deri te stilimi i yjeve, e kthente mbrëmjen në një manifest të modës bashkëkohore.


Ngjarja madhështore “Vogue World: Hollywood” mblodhi emra të mëdhenj të botës së artit dhe modës - aktorë, modele, stilistë kostumesh, regjisorë dhe dizajnerë të famshëm, të cilët krijuan një spektakël unik që bashkoi industrinë e filmit me atë të modës.

Ky ishte një nga eventet më të komentuara të sezonit, ku çdo paraqitje në tapetin e kuq u kthye në inspirim për dashamirët e stilit.

Aktorja Nicole Kidman hapi programin me interpretimin e këngës “Put the Blame on Mame”, ndërsa Kendall Jenner magjepsi publikun me ecjen e saj elegante në pistë, transmeton Telegrafi.


Por një tjetër yll tërhoqi po aq shumë vëmendje, Hailey Bieber, e cila këtë herë zuri vend në publik, por arriti ta kthejë gjithë skenën drejt vetes me paraqitjen e saj. Prania e saj u komentua gjerësisht në rrjete sociale, ku fansat e përgëzuan për stilin e guximshëm, por njëkohësisht plot finesë.

Për këtë rast, ajo zgjodhi një veshje të zezë prej lëkure nga shtëpia e modës Mugler, e cila ndiqte linjat e trupit dhe theksonte figurën e saj të përsosur. Në pjesën e sipërme, krijimi kishte një detaj lulesh që vihej në pah mbi dekolte, ndërsa shpina e zbuluar i jepte një notë tërheqëse dhe të guximshme pamjes.

Ajo e kompletoi dukjen me grim minimalist në nuanca “nude” dhe një topuz klasik, që nxirrte në pah bukurinë e saj natyrale dhe elegancën e përmbajtur.

Rezultati? Një kombinim që dëshmon se Hailey Bieber mbetet një nga ikonat më të sigurta të stilit të brezit të saj.


/Telegrafi/