LAJMI I FUNDIT:

Mafia që sfidon shtetet më të fuqishme

Mafia që sfidon shtetet më të fuqishme

Më 4 korrik të vitit të shkuar, qindra policë dhe karabinierë morën pjesë në një nga operacionet më të mëdha kundër Ndrangetës, mafies kalabreze, që rezultoi me 116 arrestime. Mes të arrestuarve përfshihen kryebashkiakët e dy qyteteve italiane. Të gjithë të ndaluarit akuzohen për trafik droge dhe armësh, vrasje, grabitje dhe gjobvënie. Megjithatë, vërtetimi i përfshirjes në krim të personave të arrestuar do të jetë akoma më i vështirë se ndalimi i tyre.

TË ARDHURA MULTI-MILIONËSHE


Me origjinë nga Italia e Jugut, Ndrangeta është aktualisht një nga organizatat më të fuqishme kriminale në botë, “tentakulat” e të cilës janë zgjatur deri në Amerikë, Evropë dhe Australi.

Sipas Institutit të Kërkimeve socialo- ekonomike, Demoskopika, Ndrangeta ka gjeneruar të ardhura po aq sa “Deutsche Bank” dhe “McDonald” së bashku, në vitin 2013.

Gjithashtu, studimet e vitit 2015 tregojnë se Ndrangeta ka të ardhura vjetore rreth 50 miliardë euro, që përkthehen në 2.5 për qind të PBB të Italisë. Ato vijnë kryesisht nga trafiku i drogës, pastrimi i parave dhe krimeve tradicionale si gjobvënie dhe zhvatje.

E PUSHTETSHME DHE E PAKAPSHME

Organizata ka nisur aktivitetin e saj kriminal në shekullin e XIX, por fitoi famë në vitet 1960 dhe 1970, kur anëtarët e saj filluan të rrëmbenin njerëz të famshëm.

Rasti më i përfolur ka ndodhur në vitin 1973, pas rrëmbimit të nipit të manjatit të naftës Paul Getty, John Paul Getty III. Familja e tij mori tre kërkesa për para në këmbim të lirimit të tij.

Getty nuk pranoi të paguajë derisa mori në zarf veshin e nipit të tij. Në fund, ai u lirua.

Nëntë anëtarët e klanit u arrestuan pas rrëmbimit, por vetëm dy prej tyre u burgosën.

Në mesin e viteve ‘80, Ndrangeta krijoi një rrjet botëror të narkotrafikut. Aktualisht grupi kontrollon deri në 80 për qind të kokainës në Evropë.

PSE ËSHTË E PAARRITSHME?

Ndrageta është një klan familjar, gjë që e bën të vështirë hetimin e kësaj organizate. Zgjerimi i saj global vjen për shkak të besnikërisë absolute dhe “omerta-s” (ligji i heshtjes). Thyerja e këtij ligji është njësoj si të tradhtosh familjen dhe dënohet me vdekje.

Sipas ritit, tradhtarëve u presin gjuhën, u vendosin një gur në gojë dhe pasi vriten, u lënë këpucët bashkë me kufomën.

Falë “omertas” Giuseppe Giorgi, një nga drejtuesit e kësaj organizate, u bë “i padukshëm” për 23 vjet. Por më në fund, kreu i Ndragetës u arrestua 2 qershorin e shkuar dhe tani e presin 28 vjet dhe 9 muaj burg.

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori