Madonna ka shkruar një letër në fillim të viteve '90 të shekullit të kaluar ku fliste për Whitney Houstonin dhe Sharon Stonen.

Ajo letrën që i dërgoi të dashurit  John Enos, këngëtaren dhe aktoren i cilësoi si femra mediokre.


Madonna filloi duke shkruar se nuk ndihej mirë gjatë asaj kohe dhe më pas i gjykon ato, transmeton Telegrafi.

“Është kaq zhgënjyese të dish se Whitney ka karrierën muzikore që unë kam dëshiruar gjithmonë dhe Sharon ka jetën artistike që unë s’do e kem kurrë. Nuk dua të bëhem kurrë si ato, më parë do zgjidhja të vdisja, por janë tmerrësisht mediokre dhe ata janë gjithmonë duke u munduar të më poshtërojnë.”

Mendohet se letra do të dalë në ankand gjatë këtij muaji dhe do zbulohet nëse gjithçka që po flitet nga mediat amerikane është e vërtetë. /Telegrafi/

Sharon Stone 1

Whitney Houston