A duket sikur të gjithë kanë sot një kompani për kujdesin e lëkurës apo prodhimin e produkteve të grimit? Jo më kot

Gjatë vitit të kaluar, Lady Gaga, Millie Bobby Brown dhe së fundmi edhe Jennifer Lopez bënë me dije se do të sjellin markat e tyre të kozmetikës.


Por, këta nuk janë të vetmit. Të shumtë janë ata personazhe që dashurinë për grimin e kanë kthyer në një biznes të suksesshëm.

Haus Laboratories

Emri: Haus Laboratories
Zotërohet nga: Lady Gaga Produktet: Buzëkuq, tone për sytë, penel etj.
Shtojcë: Është linjë vegane.

Fenty Beauty

Emri: Fenty Beauty
Zotërohet nga: Rihanna Produktet: produkte grimi dhe produkte të kujdesit të lëkurës.
Shtojcë: Në vitin 2017, Fenty Beauty u konsiderua nga Time si “shpikja e vitit”.

Kylie Cosmetics

Emri: Kylie Cosmetics
Zotërohet nga: Kylie Jenner Produktet: Përgjithësisht produkte grimi.
Shtojcë: E gjitha nisi nga një buzëkuq në vitin 2015.

KKW

Emri: KKW
Zotërohet nga: Kim Kardashian West Produktet: Produkte grimi, produkte për të mbuluar probleme të ndryshme (si psoriasis).
Shtojcë: Ka vlerë 1 miliardë dollarë.

Florence by Mills

Emri: Florence by Mills
Zotërohet nga: Milly Bobby Brown Produktet: Produkte të kujdesit të lëkurës të përballueshme ekonomikisht.
Shtojcë: Janë të përshtatshme për të gjitha moshat, sidomos për adoleshentët.

The Honest Company

Emri: The Honest Company
Zotërohet nga: Jessica Alba Produktet: produkte grimi dhe të kujdesit të lëkurës.
Shtojcë: Thekson vazhdimisht produktet shtëpiake.

Kora Cosmetics

Emri: Kora Cosmetics
Zotërohet nga: Miranda Kerr Produktet: Gamë produktesh të kujdesit të lëkurës.
Shtojcë: U krijua nga një ekip studiuesisht dhe konsulentësh në mikrobiologji, aromaterapi dhe kimi organike.

Victoria Beckham Beauty

Emri: Victoria Beckham Beauty
Zotërohet nga: Victoria Beckham Produktet: Më së shumti produkte për zonën e syve.
Shtojcë: Marka ka si bashkëthemeluese edhe Sarah Creal dhe u prezantua për herë të parë në Javën e Modës në Londër, shtator 2019.

The Goop Lab

Emri: The Goop Lab
Zotërohet nga: Gwyneth Paltrow Produktet: produkte “të çmendura” për mirëqenien.
Shtojcë: Një herë, promovuan qirinj me aromë vagjine.

MDNA

Emri: MDNA
Zotërohet nga: Madonna Produktet: Produkte të kujdesit të lëkurës, ku kombinohen praktikat luksoze të spa-ve në Itali dhe teknologjia japoneze.
Shtojcë: Ruli për zonën e syve është i famshëm.

Alterna

Emri: Alterna
Zotërohet nga: Katie Holmes Produktet: Produkte për kujdesin e flokëve.
Shtojcë: Përdorin përgjithësisht formulat me havjar.

Meaningful Beauty

Emri: Meaningful Beauty
Zotërohet nga: Cindy Crawford Produktet: Produkte anti-age me antioksidantë.
Shtojcë: Serumi hidratues është i famshëm.

ProDNA

Emri: ProDNA
Zotërohet nga: Paris Hilton Produktet: Produkte për kujdesin e lëkurës.
Shtojcë: Njihet për maskat prej ari.

Rare Beauty

Emri: Rare Beauty
Zotërohet nga: Selena Gomez Produktet: Produkte grimi dhe kujdesi për lëkurën.
Shtojcë: Njerëzit thonë se ka kopjuar Rihanna-n.

Circa Beauty

Emri: Circa Beauty
Zotërohet nga: Eva Mendes Produktet: Produkte farmacie për grim.

JLo Beauty

Emri: JLo Beauty
Zotërohet nga: Jennifer Lopez Produktet: Produkte të kujdesit të lëkurës dhe grimi.
Shtojcë: Nuk është startuar ende si markë.

Iman Cosmetics

Emri: Iman Cosmetics
Zotërohet nga: Iman Produktet: Produkte grimi veçanërisht për njerëzit me ngjyrë.
Shtojcë: Marka u themelua që në vitin 1994 veçanërisht për njerëzit me ngjyrë.

Flower Beauty

Emri: Flower Beauty
Zotërohet nga: Drew Barrymore Produktet: Produkte grimi dhe kujdesi për lëkurën.
Shtojcë: Produktet prodhohen me metoda të cilat nuk dëmtojnë kafshët