LAJMI I FUNDIT:

Macan Junior nga Porsche vjen deri më 2020 (Foto)

Macan Junior nga Porsche vjen deri më 2020 (Foto)

Revista gjermane Auto Bild shkruan se Porsche është duke planifikuar që të zgjerojë ofertën e modeleve të familjes SUV, për momentin në ofertë është modeli Cayenne dhe Macan.

Në fakt, janë duke planifikuar për një SUV më të vogël se modeli aktual Macan, ndërsa për momentin njihet me emrin Macan Junior (emri definitiv ende nuk është bërë i ditur).


Sipas këtij njoftimi jozyrtar, Macan Junior do duhej të paraqitej deri në fund të kësaj dekade dhe vetëm me motorë me katër cilindra, transmeton Koha.net.

Gjithashtu nuk duhet përjashtuar mundësinë edhe për versionin hibrid dhe modelin Coupe me dy dyer.

macan1