Ministri i Jashtëm i Gjermanisë reagoi mbi zhvillimet në Austri sa u përket masave ndaj coronavirusit, ku nga shkurti me ligj të gjithë duhet të vaksinohen. Ekspertët në Gjermani parashikojnë një valë të pestë Corona.
Pasi Austria, deklaroi detyrimin për vaksinim ndaj coronavirusit, politikanët gjermanë të koalicionit të ardhshëm qeverisës (socialdemokrat, ekologjistë, liberal-demokrat) e përjashtojnë një rregull të tillë për Gjermaninë. “Kjo nuk do të ndodhë”, tha për kanalin „Bild live” socialdemokrati Heiko Maas, ministër i Jashtëm.
“Ne nuk e konsiderojmë të nevojshme, sepse mendojmë që kjo është e vështirë edhe në aspektin e së drejtës kushtetuese”, tha Maas.
Politikania liberal-demokrate përgjegjëse për çështje të shëndetësisë Christine Aschenberg-Dugnus e kritikoi kryeministrin e Bavarisë Markus Söder, i cili u shpreh hapur për detyrimin për vaksinim. “Askujt nuk i ndihmon përdorimi si kërcënim me një detyrim të përgjithshëm për vaksinim”, tha ajo për gazetën “Bild”-Zeitung. “Pikërisht landet me shifra dramatike të infeksioneve me Corona duhet të përqendrohen, ashtu sikurse është rënë dakord, që të zgjerojnë ofertën për vaksinim dhe të zbatojnë masat e reja ndaj coronavirusit.”
Në Austri të hënën (22.11.) vendosen sërish masat e izolimit, që prekin edhe të vaksinuarit dhe rregullorja do të jetë në fuqi për maksimumi 20 ditë. Ndërsa në shkurt të gjithë qytetarët nga një moshë e caktuar duhet vaksinohen plotësisht ndaj coronavirusit, në rast të kundërt ata do të gjobiten. Austria është vendi i parë i BE-së që në sfondin e valës aktuale të infeksionit ndërmerr masa të tilla të rrepta. Incidenca shtatë ditore e infeksioneve për 100.000 banorë të premten (19.11) në Austri ishte mbi 1000.
Gjithnjë e më shumë lande të federatës në Gjermani po i forcojnë masat kufizuese. Në Gjermani vlera mesatare, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch (RKI) është 362. Sipas këtyre të dhënave brenda 24 orëve regjistrohen 63.924 infeksione të reja, që do të thotë 19.000 më shumë se përpara një jave. Kuota e hospitalizimeve sipas RKI është 5,34 për 100.000 banorë në shtatë ditë.
Nëse incidenca e hospitalizimeve është 3 në një land hyn në fuqi rregullorja 2G (vaksinuar, ose shëruar ndaj COVID-19) vetëm personave që e dëshmojnë këtë u lejohet aksesi në aktivitete publike. Ndërsa me incidencën 6 të hospitalizimeve vlen rregulli 2G, për të pasur akses në aktivitete publike edhe të vaksinuarit apo të shëruarit duhet të paraqesin edhe një test negativ ndaj coronavirusit.
Në landin Zarës (Saarland) dhe në Hamburg që nga e shtuna (20.11) ka hyrë në fuqi rregullorja 2G për hyrjen në mjediset e gastronomisë, në bare, klube e diskoteka, për aktivitete sportive si dhe në mjedise të mbyllura për koncerte, apo të tjera aktivitete të kohës së lirë. Bavaria të premten (19.11) vendosi që nga e hëna të hyjnë në fuqi masat e izolimit për të pavaksinuarit si dhe në zonat me kuotë të lartë infeksioni lockdown për të gjithë qytetarët. Në qarqet e këtij landi me një incidencë mbi 1000 do të mbyllen të gjitha mjediset e gastronomisë, hotelet, parukeritë, si dhe mjediet për aktivitete sportive e kulturore. Edhe në Saksoni kanë hyrë në fuqi masa të forta me kufizime.
Presidenti i RKI Lothar Wieler sërish bëri thirrje për pakësimin e kontakteve fizike në mbarë Gjermaninë. Me masa të tilla në landet me kuota të ulëta infeksioni ka shans që të ruhet ky nivel. Po ashtu Wieler thekson, se duhet të vazhdojë të rritet kuota e vaksinimeve.
RKI përmend si objektiv që në verë të paktën 85 përqind e popullsisë nga mosha 12 deri në 59 dhe 90 përqind e popullsisë nga 60 vjeç të jenë vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19. Në rast se nuk mjafton pakësimi i kontakteve dhe nuk rritet numri i të vaksinuarve „nisur nga skema deritanishme e përhapjes së infeksionit” mund të pasojë edhe një valë e pestë Corona”, tha Wieler./DW.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
Trump e konfirmon, një takim me Putinin po organizohet
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025