LAJMI I FUNDIT:

Maas: Gjermania do të vazhdoj të përkrahë Maqedoninë

Maas: Gjermania do të vazhdoj të përkrahë Maqedoninë

Shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas përshëndeti vendimin e BE-së për Maqedoninë dhe Shqipërinë dhe kërkoi nga dy vendet që ta marrin si nxitje për vazhdim të reformave.

“Bashkimi Evropian këtë javë morri vendim të rëndësishëm: nga viti 2019 do të mund të fillojnë bisedimet për anëtarësim me IRJM-në dhe Shqipërinë. Shumë kemi avokuar për këtë sinjal, që ju jepet njohje përpjekjeve për reforma në vitet e fundit. Procesi i bisedimeve në Bruksel nuk ishte i lehtë, por na gëzon që në fund u arrit kompromis nga 28 shtetet anëtare të BE-së. Apeloj deri te politikanë në Shkup dhe Tiranë që këtë sukses ta kuptojnë si nxitje për angazhim dhe vazhdimin e reformave. Gjermani do të vazhdojë t’i përkrahë”, deklaron Maas për Deutsche Welle.


Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë edhe në takimin që e kishte këtë muaj me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dmitrov, premtoi se Gjermania do të lobojë në Francë dhe në Holandë, që Maqedonia të marr datë për fillimin e bisedimeve me BE-në./Telegrafi/