LAJMI I FUNDIT:

“Ma keni marr djalin prej gjinit, sot e ke hala bankën e djalit me lula”, reagon nëna e 15-vjeçarit të vrarë në Drenas

“Ma keni marr djalin prej gjinit, sot e ke hala bankën e djalit me lula”, reagon nëna e 15-vjeçarit të vrarë në Drenas

Nëna e të miturit të vrarë, A.M. 15 vjeçar, Selvete Muja ka thënë se djali i saj ende e ka të vendosur lulen në bankën e shkollës.

Kështu deklaroi ajo gjatë seancës përmes të cilës palët në procedurë kanë paraqitur pretendimet e tyre lidhur me çështjen kur Xhafer dhe Amir Bardhi po akuzohen për vrasjen e babë e bir, B.M dhe A.M.

Pas vrasjes së 15-vjeçarit dhe babait të tij, Xhafer Bardhi u dënua me burg të përjetshëm - avokati i tij kërkon rigjykim të rastit
Lexo po ashtu Pas vrasjes së 15-vjeçarit dhe babait të tij, Xhafer Bardhi u dënua me burg të përjetshëm - avokati i tij kërkon rigjykim të rastit

“Ma keni marr djalin prej gjinit, prej gjinit ma keni hjek evladin. Fëmijë 14 vjet. Qysh i duket k’tina me ja vra djalin për bukë të gojës. Shko në shkollë ti, sot e ke hala bankën e djalit me lula… Thatë m’ka mbet banka e djalit…”, ka thënë ajo.


Ndryshe, në muajin tetor të vitit të kaluar, Gjykata e Themelore shpalli fajtor me burg të përjetshëm të akuzuarin Xhafer Bardhi, mbi të cilin rëndojnë akuzat për vrasjen e 15 vjeçar dhe babait të tij nga Gradica e Drenasit, ndërsa i akuzuari tjetër, Amir Bardhi (djali i Xhaferit), u lirua nga akuzat në mungesë të provave.

Pas ankesave që kanë dërguar palët e dëmtuara në Gjykatën e Apelit, sot u mbajt seanca gjyqësore.

Avokati i të pandehurit, Xhafer Bardhi, Haxhi Millaku gjatë seancës tha se Gjykata Themelore e shpalli pa të drejtë fajtor klientin e tij.

Ai kërkoi nga Apeli që rasti të kthehet në rigjykim. /Telegrafi/

Seanca në Gjykatën e Apelit /Foto: Ridvan Slivova/
Seanca në Gjykatën e Apelit /Foto: Ridvan Slivova/
Seanca në Gjykatën e Apelit /Foto: Ridvan Slivova/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë

Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë

Lajme
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
​S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu

​S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu

Lajme
Operacioni

Operacioni "SIM", prangosen katër të dyshuar në Prishtinë dhe Mitrovicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori