LAJMI I FUNDIT:

Lypsarët në Dubai fitojnë deri në 60 mijë euro në muaj: Bandat nga Azia dërgojnë profesionistë që kërkojnë para, më pas ua marrin të gjitha

Lypsarët në Dubai fitojnë deri në 60 mijë euro në muaj: Bandat nga Azia dërgojnë profesionistë që kërkojnë para, më pas ua marrin të gjitha

Dihet botërisht se Dubai është një qytet i shtrenjtë ku lypsarët mund të fitojnë “pasuri të vogël”, madje disa prej tyre fitojnë për një muaj deri në 60 mijë euro.

Gjatë tri viteve të fundit, lypsarët kanë shfrytëzuar në masë të madhe zemërgjerësinë dhe pasurinë e qytetarëve të Dubait. Edhe pse policia bën të pamundurën që t’i luftojë grupet e organizuara të lypsarëve profesionist, numri i tyre është duke u rritur dita ditës, transmeton Telegrafi.


Fjala është për bandat nga Azia dhe Arabia Saudite që dërgojnë lypsarët në Dubai, më së shpeshti me viza tremujore, dhe më pas ua marrin paratë që i fitojnë.

“Profesioni i lypsarit” është i ndaluar në Dubai, por bëhet fjalë për profesionistë që kanë për cak pasanikët. Ata shpesh u thonë viktimave që familjet e tyre jetojnë në rrugë apo në rajonet e goditura nga luftërat.

“Ata arrijnë t’i bindin qytetarët se po e thonë të vërtetën. Edhe unë u kam dhënë para, por më pas e kam kuptuar se gjithçka është trillim”, ka deklaruar Naval Al-Nakbi që jeton në Dubai.

Viti 2017, ka qenë njëri prej viteve më të suksesshëm  për këto grupe, pasi edhe autoritet kanë inkurajuar qytetarët që të ndihmojnë të varfrit. Vetëm gjatë ditëve të para të muajit të shenjtë të Ramazanit, policia ka arrestuar 65 lypsarë.

Ata kanë më së shumti problem në identifikimin e lypsarëve “pasi që janë të veshur mirë dhe janë shumë inteligjent”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Kalo në kategori