Klubi i njohur francez, Lyon ka qenë njëri nga klubet që ka prodhuar më shumë në dekadën e fundit, pasi ka shituar shumë lojtarë të njohur që më vonë janë bërë yje të mëdha.    

Mbrojtësi Ferland Mendy ishte shitja e fundit e madhe e Lyonit, klubi i cili është bërë viteve të fundit si vend peshkimi për ekipet e mëdha në Evropë.


Lyoni do të fitojë nga Real Madridi 48 milionë plus pesë milionë euro bonuse, shitja e dytë më e shtrenjtë e klubit pas Lacazettes, i shitur te Arsenal për 53 milionë.

Me Mendyn dhe Lacazettet, klubi francez tashmë ka kompletuar një super-formacion me shitje të mëdha në dekadën e fundit.

Hugo Lloris ishte portieri, i cili kaloi nga Lyonti te Tottenhami për 12.60 milionë euro.

lloris

Përveç Mendyt, tre mbrojtësit tjerë të shitur nga Lyoni janë: Diakhaby në Valencia për 15 milionë, Dejan Lovren te Southampton për 10 milionë dhe Samuel Umtiti (te Barcelonë për 25 milionë euro.

umtiti 1

Në qendër të mesfushës Lyoni pati gjithashtu lojtar të njohur si Toulalan, i cili kali te Malaga për 11 milionë euro , Miralem Pjanic që i kushtoi Romës vetëm 11 milionë euro dhe Corentin Tolisso për  41.5 milionë te Bayern.

pjanic lyon

Sulmuesi Lacazette do të shoqërohej nga Ben Arfa, i cili kaloi për 12 milionë te Marseille dhe Benzema për 35 milionë te Real Madridi, ndërsa në sulm mund të jetë edhe Mariano Diaz, i cili u shit për 21.5 milionë te Real Madridi.

lacazette

Ky formacion me shitje ka kushtuar rreth 280 milionë euro, por mund të duket i lirë për shkak se lojtarët si Lloris, Umtiti, Pjanic apo Benzema, sot do të kushtojë shumë më shumë se kostoja në atë kohë. /Telegrafi/

lyon 1

telegrafi sport app