LAJMI I FUNDIT:

LVV mburret me qeverisjen Kurti në vitin 2021

LVV mburret me qeverisjen Kurti në vitin 2021

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bugujevci, ka folur sot në Kuvendin e Kosovës për punën e Qeverisë Kurti gjatë vitit 2021.

Gjatë seancës plenare në deklarimet jashtë rendit të ditës, Bugujevci tha se nën qeverisjen e Albin Kurtit është arritur shkalla më e lartë e vaksinimit kundër COVID-19 në rajon.

Në foltoren e Kuvendit, ajo tha se ekzekutivi po e godet krimin pa dallim etnie, derisa theksoi se këtë vit vendi ka shkallën më të lartë të zhvillimit ekonomik.


“Gjatë vitit që po lëmë pas ishim ne që siguruam dozat e vaksinën Pfizer dhe sot kemi shkallën më të lartë të vaksinimit të popullatës në rajon. Me këtë rast dua të falënderoj ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për punën që e ka bërë në këtë drejtim… Ishim ne që filluam mbështetjen për shtesat për lehonat dhe fëmijët dhe jo vetëm.

Po fuqizojmë rolin e gruas dhe po ndihmojmë në krijimin e kushteve elementare për mirëqenien e fëmijëve. Ishim ne që po ndihmojmë bizneset në shtimin e kapaciteteve prodhuese dhe kemi nxitur një dinamikë më të shtuar të aktivitetit ekonomik në vend.

Kosova këtë vit ka shkallën më të lartë të zhvillimit ekonomik në rajon, politika e subvencionimit po vazhdon ende… Ne po e godasim krimin pa dallim etnie dhe jemi në rrugë të mirë në miratimin e bazës ligjore edhe për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme

"Trainkos" tregon arsyet e prishjes së lokomotivës në trenin Prishtinë-Pejë: Nuk kishte rrezik për udhëtarët

Lajme
​Qeveri e pakicës apo stabile, si pritet të jetë ekzekutivi i ardhshëm?

​Qeveri e pakicës apo stabile, si pritet të jetë ekzekutivi i ardhshëm?

Lajme
Cilat janë përfitimet nga agjërimi, çfarë thotë nutricistja Rexhepi?

Cilat janë përfitimet nga agjërimi, çfarë thotë nutricistja Rexhepi?

Shëndetësi
Prishje e lokomotivës, treni Prishtinë-Pejë ndalon brenda tunelit në Ujmir

Prishje e lokomotivës, treni Prishtinë-Pejë ndalon brenda tunelit në Ujmir

Lajme
Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Kalo në kategori