LVV me kritika për Tunelin e Kurrizit, Kërçeli: Na u premtua me dy korsi, por përfunduam vetëm me një
Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdojnë të kritikojnë hapjen e tunelit te Kurrizi në lagjen Dardania.
Së fundmi, Ilir Kërçeli, ish-këshilltar i Glauk Konjufcës, ka deklaruar se tuneli ishte premtuar me dy korsi, por përfundoi vetëm me një, transmeton Telegrafi.
"Na u premtua Kurrizi me dy korsi, por përfunduam me vetëm një. E gjithë partia doli në përurim për një tunel prej vetëm 50 metrash," ka thënë Kërçeli përmes një video të shpërndarë në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe, më 28 qershor, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama njoftoi për përurimin dhe hapjen e tunelit, duke e quajtur projektin artistik.
"Sonte përuruam hapjen e “Tunelit të Kurrizit” Ky është transformimi i pjesës më ikonike të Kryeqytetit. Vazhdojmë", ka pohuar Rama.
Ai gjithashtu kishte deklaruar se hapësirën do ta shfrytëzojnë të gjithë qytetarët. Në përurimin e tunelit kishin marrë pjesë zyrtarët e komunës së Prishtinës e po ashtu edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku. /Telegrafi/






























