LAJMI I FUNDIT:

LVV dhe LDK as sot nuk arrijnë marrëveshje për koalicion

LVV dhe LDK as sot nuk arrijnë marrëveshje për koalicion

Takimi i sotëm i krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, nuk ka rezultuar me arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës mes këtyre dy subjekteve politike.

Dështimin në arritjen e marrëveshjes e kanë konfirmuar për Telegrafin burime nga dy partitë brenda takimit, të cilat kanë thënë se LVV dhe LDK në takimin e sotëm nuk kanë arritur të pajtohen në ndarjen e pushtetit për bashkëqeverisje në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Pas takimit që ka zgjatur mbi dy orë, zyrtarët e lartë të dy partive, që morën pjesë në takim, kanë dalë nga Kuvendi pa folur para mediave.


Mësohet se Kurti e Mustafa janë dakorduar që të vazhdojnë takimet në arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.

Ndryshe, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë sot para takimit me Mustafën se beson që në këto ditët e mbetura do ta rrumbullakojë marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe të shkojë në Kuvend për ta votuar Qeverinë e re në kuadër të afatit 15 ditësh, shkruan Telegrafi.

Ai ka thënë se e kupton që ka frustrim të madh, por tashmë janë afatet kushtetuese dhe qytetarët nuk do të presin më gjatë se në fillim të javës së ardhshme.

Mundësinë e arritjes së marrëveshjes në takimin e sotëm e kishte konfirmuar edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Ndërsa, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se sot se çështja e bisedimeve me LVV-në duhet të mbyllet sot.  Por, Veliu ka bërë të ditur se LDK nuk heq dorë nga posti i Kryeparlamentarit dhe kërkon zotimin e VV-së se do ta përkarahin LDK-në për postin e Presidentit.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 dy partitë më të votuara janë Lëvizja Vetëvendosje me 26.270% të votave dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.548% të votave.

Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi e ka nominuar kryetarin e LVV, Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori