LAJMI I FUNDIT:

Lutfiu: Do të vazhdojmë të investojmë në avancimin e mëtutjeshëm të sistemit arsimor

Lutfiu: Do të vazhdojmë të investojmë në avancimin e mëtutjeshëm të sistemit arsimor

Sot në EU Info Qendrën, Ministri i Arsimit dhe Shkencës z.Pishtar Lutfiu mori pjesë në konferencën me temë “Gjendja aktuale në edukimin parashkollor dhe arsim, si dhe prioritetet e strategjisë së re gjithpërfshirëse në arsim”, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Në këtë konferencë, Lutfiu u shpreh se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është përfshirë në proceset e avancimit të kushteve për mësim dhe zhvillim të hershëm të të gjithë fëmijëve.

“Personalisht unë besoj se arsimi parashkollor dhe të ofruarit e një mjedisi inkurajues për popullatën më të re janë mënyrë për të përforcuar kohezionin social dhe për të kontribuar ndaj një shoqërie sa më konkurruese të bazuar në dije“, theksoi Lutfiu.


Ministri Lutfiu mes tjerash potencoi se vitet e ardhshme do të jenë të plotësuara me aktivitete që kanë për qëllim për të arritur prioritetet dhe rezultatet e pritura të parashikuara në Strategjinë gjithëpërfshirëse në arsim gjatë periudhës 2017-2020, si: Përmirësimi i përmbajtjes, kushtet për mësim dhe cilësia në realizimin e arsimit parashkollor, rritja e përfshirjes së fëmijëve dhe përmirësimi i inkluzivitetit në arsimin parashkollor, përmirësimi i kapaciteteve të resurseve njerëzore në institucionet parashkollore, përmirësimi i legjislacionit, organizimit dhe menaxhimit me arsimin parashkollor si dhe përforcimin e bashkëpunimit.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetjen e Bashkimit Evropian do të vazhdojnë të investojnë në avancimin e mëtutjeshëm të sistemit arsimor dhe mbrojtjen sociale të qytetarëve në kuadër të perspektivës financiare të IPA 2. Për periudhën e ardhshme fokusi është vendosur në aktivitetet për avancimin e kapaciteteve institucionale për zbatimin e reformave të qëndrueshme sektoriale pastaj për përforcimin e sistemit për arsim dhe trajnim, promovimin dhe zhvillimin e shkathtësive, punësimi dhe kushtet e punës si dhe mbrojtja sociale, inkluzivitet social dhe pjesëmarrja e barabartë në tregun e punës dhe në shoqëri” – përfundoi Lutfiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori