LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku me akuza ndaj Osmanit e Kurtit: Pavarësisht pengesave që po më bëhen, do të jem në krye të qeverisjes së Skenderajt

Lushtaku me akuza ndaj Osmanit e Kurtit: Pavarësisht pengesave që po më bëhen, do të jem në krye të qeverisjes së Skenderajt

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, përmes një video-adresimi, ka thënë se pavarësisht pengesave që po i bëhen, me besim të qytetarëve të Seknderajt me 17 tetor, ai do të jetë pranë qytetarëve, në krye të qeverisjes së Skenderajt.

“Edhe pse po pengohem, unë i siguroj qytetarët se me besimin e tyre me 17 tetor, për PDK-në, unë do të jem në krye të qeverisjes së Skenderajt”, tha ai.

Lushtaku ka thënë se krerët shtetëror, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë presion mbi institucionet e pavarura dhe ato të drejtësisë, për ta penguar kandidaturën e tij.


“Duke parë përkrahjen e madhe të cilën e ka PDK në Skenderaj dhe unë si kryetar dege e kandidat për kryetar të komunës, për të ma pamundësuar kandidimin tim, është bërë presion i madh mbi institucionet e pavarura e ato të drejtësisë”, tha Lushtaku.

Përmes këtij video-adresimi, Lushtaku ka thënë se tendencën për ta dëmtuar PDK-në në Skenderaj, individë e grupe të caktuara e kanë pasur edhe në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, të cilët, siç tha ai, kanë punuar në favor të partive tjera, por kanë dështuar.

“Edhe në këto zgjedhje, ata prapë do të dështojnë. Sepse Skenderaj është zemra e UÇK-së dhe zemra e PDK-së. PDK e Hashim Thaçit dhe e Kadri Veselit, as nuk thyhet e as nuk dorëzohet”, tha Lushtaku.

Kreu i PDK-së në Skenderaj tha se gjithmonë i ka respektuar vendimet e shtetit dhe do ti respektoj gjithmonë.

“Por këtë nuk e ka bërë Albin Kurti i cili edhe pse i dënuar nga drejtësia, sot është kryeministër. Unë nuk i kam lënë vet asnjëherë qytetarët e vendit tim dhe nuk do t’i lë as këtë herë. Edhe pse po pengohem, unë i siguroj qytetarët se me besimin e tyre me 17 tetor për PDK-në, unë do të jem në krye të qeverisjes së Skenderajt”, tha Lushtaku.

“Skenderaj dhe PDK janë rritur e zhvilluar së bashku, andaj edhe në këto zgjedhje, PDK do të dalë fituese bindëse dhe unë do të jem pranë qytetarëve të Skenderajt në mandatin e ardhshëm”, tha ai.

Lushtaku tha se do t’i shterrë të gjitha mjetet juridike në dispozicion për të vënë në pah të drejtën e të vërtetën.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori