LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku: Ardhja e Kurtit me policë në Skenderaj u duk sikur kohë e luftës

Lushtaku: Ardhja e Kurtit me policë në Skenderaj u duk sikur kohë e luftës

Kreytari i PDK-së në Skenderaj dhe ish-kryetari i Komunës, Sami Lushtaku ka komentuar vizitën e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti në këtë komunë.

Lushta tha se ky ishte një provokim nga Kurti dhe se qytetarëve të Skenderajt ua kujtoj kohën e luftës dhe vrasjet e shumta që janë kryer në Drenicë.

Ai shtoi se Kurti kishte marrë më shumë policë me vete gjatë vizitës në Skenderaj sesa kur ishte për vizitë në veri të Mitrovicës.


Njësia Speciale e ruan Albin Kurtin gjatë vizitës në Skenderaj, qytetarët brohorasin "Hashim Thaçi" dhe "UÇK"
Lexo po ashtu Njësia Speciale e ruan Albin Kurtin gjatë vizitës në Skenderaj, qytetarët brohorasin "Hashim Thaçi" dhe "UÇK"

“Po besoj që edhe une e kam pa njejtë sikur ju. Më vjen keq që Albin Kurti ka ardhë me forca të shtuara të Policisë dhe përshtypja jem dhe e opinionit në Skenderaj ishte sikur gjatë luftës. Kurti nuk është dashtë me ardhë në Drenicë ashtu, sepse shumë aktivistë të Vetëvendosjes kanë ardhë kanë pi kafe në Skenderaj dhe kanë dalë sikur nga çdo qytet tjetër. Unë mendoj që zotri Kurti e ka provoku qytetarin e Drenicës. E ka provoku me vetë faktin se para dy ditësh ishte në Mitrovicë dhe nuk ka pasur aq shumë forca policore sa i pamë sot në Skenderaj. Sheshi i Skenderajt ka qenë me plot policë, me maska e pa maska dhe unë mendoj që ky është një provokim që iu ka bërë Drenicës dhe komunës së Skenderajt”, tha Lushtaku në Pressing të T7.

“Na jemi në një sistem demokrat, që 20 vjet ka kalu lufta, ka mujt me ardhë në Skenderaj me mbajt tubime pa policë, madje edhe pa roje. Kjo që ka ndodh sonte ka qenë një provokim, qytetarëve të Skenderajt ua ka kujtu vrasjet e shumta në Drenicë. Njerëzit kanë humbë shumë anëtarë të familjes këtu”, shtoi Lushtaku.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori