LAJMI I FUNDIT:

Luks i pastër

Luks i pastër

PurePC për ata të cilit kërkojnë kompjuter me dizajn të thjeshtë, ofron zgjidhje interesante me emrin Pure Luxury. Ndërtimi i shtëpizës është mjaft i thjeshtë dhe shumë efektiv, ndërsa e njëjta shërben edhe si bartëse e komponentëve, të cilët kryesisht shihen nga jashtë.

Për çmimin prej 9.500 dollarësh (6.840 euro), PurePC nuk ka kursyer në komponentët- baza e kompjuterit është pllaka e Asus, X58 Rampage III, në të cilën është i vendosur procesori i Intel, Core i7 990X.

Procesori ka 5 GHz ‘overclocking’ (proces për funksionimin e një komponenti kompjuterik për disa cikle të orës në sekondë), ndërsa blerësit mund të zgjedhin ndërmjet memories 12 dhe 24 GB HyperX T1 të kompanisë Kingston.

Sistemi grafik bazohet në dy GeForceice GTX 580 (ndërsa ka vend edhe për të tretën), ndërsa është i vendosur edhe disku WD me kapacitet 2TB, si edhe V+ SSD i Kingston. /Telegrafi/