Aktori hollivudian, Luke Perry, ndërroi jetë më 4 mars 2019 në moshë 52 vjeçare, si pasojë e komplikimeve të goditjes në tru që e kishte pësuar disa ditë më parë.

Ndërsa TMZ raporton se ylli i 'Beverly Hills, 90210" dhe e fejuara e tij, Wendy Madison Bauer, kishin planifikuar të martoheshin më 17 gusht të këtij viti në Los Angeles.


Luke Perryt Wendy Madison Bauer 1 Luke Perry dhe Wendy Madison Bauer (Foto: Vivien Killilea/Getty Images for GLAAD/Guliver)

Sipas njoftimit, çifti veçmë ua kishte dërguar ftesat familjarëve dhe miqve për ceremoninë martesore.

Mirëpo, sëmundja e përnjëhershme dhe vdekja, ia pamundësuan Wendyt që të bëhej gruaja e aktorit të famshëm.

Ndërsa sa i përket trashëgimisë, pasuria e aktorit do t'u ndahet dy fëmijëve të tij, djalit 21 vjeçar Jack dhe vajzës 18 vjeçare Sophie, nga martesa me Rachel Minnie Sharp. /Telegrafi/