Lukaku plotëson ekipin perfekt të Chelseat – a mund të jenë ‘Blutë e Londrës’ rivali kryesor i Man Cityt për titull

Chelsea janë kampion në fuqi i Ligës së Kampionëve, pasi mposhtën Manchester Cityn në finale, ndërsa këtë vit duket se do të jenë rival edhe në Ligën Premier, duke tentuar të rivalizojnë me skuadrën e Pep Guardiolas.
Klubi nga “Stamford Bridge” këtë verë nuk ka marr shumë lojtarë, por është përforcuar në pozitat që ka pasur nevojë.
Romelu Lukaku ka mbërritur sot për 115 milionë euro.
Sa e përmirëson Lukaku ekipin?
Sezonin e kaluar Frank Lampard kishte një sfidë të vërtetë në duart e tij kur u përpoq të përshtaste Kai Havertz dhe Timo Werner në ekipin e tij. Dukej shumë si lojtarë që ishin blerë pa kërkesën e tij të drejtpërdrejtë, megjithatë Tuchel kishte shumë më tepër sukses.
Havertz, golashënuesi i golit fitues në finalen e Ligës së Kampionëve, e gjeti pozitën e tij në një rol pak më larg se qendër-sulmues , duke u përshtatur mirë me Mason Mount, ndërsa Werner ishte pyka e sulmit, që më shumë u vlerësua për vrapimet e shumta, se sa për golat.
Erling Haaland ishte objektivi numër një, por marrëveshja ishte e pamundur, kështu që u mor vendim për ta sjellë Lukakun.
Belgu i jep Chelseat një garanci të golave, një prezencë në sulm i cili mund të mbajë topin dhe të përdorë vrapimet e Werner, që krijon zona të lira.
A ka Chelsea tani dobësi?
Ardhja e Edouard Mendy si portier në sezonin e kaluar ka zgjidhur një problem të madh për Blutë.
Mesfusha e Chelseat është në maksimumin e tyre dhe është ndoshta zona ku ata kanë avantazhin me konkurrentët e tyre të afërt, Manchester United.
Jorginho, N’Golo Kante dhe Mateo Kovacic kanë formuar një nga treshet më të mira në futbollin evropian, të tre të aftë, ndërsa Kante është një mbinjerëzor nga perspektiva fizike.
Në mbrojtje ndoshta Blutë nuk mund të përballojnë mirë dëmtime e Reece James e Ben Chilwell. Por Tuchel, ka Antonio Rudigerin, i cili tani duket si një mbrojtës qendror i aftë, veçanërisht kur luan përkrah Thiago Silvas.
Përvoja dhe njohuritë e Cesar Azpilicueta janë jetike për skuadrën, që duket e kompletuar mirë edhe në mbrojtje.
A mund të kapet Manchester City?
Ndërsa Chelsea ka bërë një punë të jashtëzakonshme në formimin e skuadrës dhe ka punësuar trajnerin e përsosur, ata mund të përfundojnë duke mos e fituar titullin, por pa fajin e tyre.
Manchester City është pikë referimi. Kampionët në fuqi janë një mal shumë i vështirë për tu lëvizur, por Chelsea do të luftojë.
City pritet të jetë përsëri i fortë pasi ka nënshkruar me Jack Grealish dhe vazhdojnë të bëjnë presion për Harry Kane.
Guardiola është në gjendje t’i shtyjë ekipet e tij drejt fitoreve dhe kur skuadra komponohet vështirë të arrihet.
Manchester United e pa në sezonin e fundit, ashtu si Liverpooli disa vjet më parë, kështu që Chelsea është në gjendje të mirë për të sfiduar, por a do të bëjë sikurse në Ligën e Kampionëve, mbetet të shihet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Mourinho ‘shpërfill’ Guardiolën dhe Fergusonin kur emëron trajnerin më të madh të Ligës Premier

Maresca i kërkon Chelseat transferimin e lojtarit që kushton 50 milionë euro

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës