Luiz Ejlli shihet në Shkodër me veturë luksoze një ditë pas fitores në BBVA

Këngëtari Luiz Ejlli dje (e shtunë) është shpallur fitues i spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP Albania 2.
Ai qëndroi plot 136 ditë i izoluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku njohu dashurinë e tij të jetës - Kiara Titon, me të cilën edhe u kurorëzua në mbrëmjen finale.
Ashtu siç edhe kishte premtuar gjatë qëndrimit të tij brenda, Luizi të nesërmen është parë në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër.
@g_zefi #kampjoni#luizejlli#shkoderlocja
Në disa video të cilat janë publikuar në TikTok, këngëtari shkodran mund të shihet me një veturë luksoze të tipit 'Range Rover' në Shkodër.
Ejlli ka ndaluar për të takuar disa nga miqtë e tij dhe përkrahësit e shumtë që e kanë mbështetur në këtë aventurë të gjatë.
Luizi u rendit i pari në finalen e madhe, pasuar nga Kristi Aliaj (Dragot), Efi Dhedhes dhe Deamishel Hoxha. /Telegrafi/




























































