Luiz Ejlli dhe Melinda Ademi kanë bërë bashkë talentet e tyre për të krijuar këngën e re me titull “Shqiptare”.

Ky bashkëpunim prezanton një respekt të thellë për traditat kombëtare, të cilat janë mbështjellë me një frymë moderne muzikore.


Luiz Ejlli, i njohur për pasionin dhe ndjenjën që sjell në çdo interpretim, dhe Melinda Ademi, me zërin e saj karakteristik dhe prezencën skenike, kanë zgjedhur të shfaqin krenarinë për rrënjët shqiptare.

luiz e

Kënga "Shqiptare" është pasqyruar jo vetëm në tekstet që ngrejnë lart vlerat dhe kulturën shqiptare, por edhe në imazhin vizual të projektit.

Në veçanti, Melinda ka tërhequr vëmendjen me zgjedhjen e saj të veshjes për klipin e këngës, të cilën e ka karakterizuar me motive kombëtare, duke shtuar një dozë autenticiteti dhe duke theksuar lidhjen e fortë me temën e këngës. /Telegrafi/

melinda ad 1

melinda ademii 1