Partitë politike po premtojnë se do ta luftojnë nepotizmin në institucionet e Kosovës. Këto premtime ato po i japin ende pa u caktuar data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pas dorëheqjes se Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës.
Fenomeni i nepotizmit vazhdimisht është kritikuar nga shoqëria civile dhe diplomatë ndërkombëtarë në Prishtinë se kanë ngufatur institucionet dhe ndërmarrjet publike më militantë partiakë dhe të afërm të familjes pa kritere punësimi.
Përfaqësues të shoqërisë civile, pohojnë se është paradoks të besohet se nepotizmi mund të parandalohet nga subjektet politike që vetë e kanë instaluar nepotizmin në pozita vendimmarrëse dhe institucionet shtetërore.
Madje, ata konsiderojnë se ky fenomen do të “lulëzojë” me formimin e Qeverise së re, pasi partitë politike do t’u premtojnë punësim atyre që mund të sigurojnë me tepër vota.
Jeton Mehmeti, drejtor i hulumtimeve në Institutin për Studime të Avancuara GAP,në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, shprehet skeptik në luftimin e kësaj dukurie nga subjektet politike në Kosovë.
“Nuk besoj se partitë politike që kanë qenë në pushtet kohëve të fundit të kenë ndryshuar qasjen aq shpejtë. Madje në Qeverinë në largim, kemi parë raste kur partnerët e koalicionit edhe haptazi kanë thënë se po të kenë mundësi do të punësojnë të gjithë bashkëpartiakët e tyre, duke e promovuar në këtë mënyrë nepotizmin apo klientelizmin. Dhe partitë tjera në qeverisje nuk janë distancuar dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë masë ndaj veprimeve të tilla”, tha Mehmeti.
Edhe Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë e Lëvizjes FOL, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se nuk mund të luftohet nepotizmi nga ata që e kanë zhvilluar këtë fenomen.
Punësimi partiak apo në bazë të lidhjeve familjare në institucione dhe pozita udhëheqëse në ndërmarrjet shoqërore, ka shkaktuar dëme dhe rrezik, në tenderim, prokurim dhe kontrata favorizuese.
“Është paradoks të dëgjohet nga politikanë se do luftohet nepotizmi, kur politikanët janë personat kyç që kanë zhvilluar këtë dukuri. Ndërsa e keqja e këtyre punësimeve vërtet është e dhimbshme, sepse secila parti që vjen në pushtet largon stafin paraprak dhe punëson staf të ri”, tha Demolli-Nimani.
Mehmeti ndërkaq thotë se punësimi pa meritë dhe kualifikim arsimor, po ndikon në përfomancën e ndërmarrjeve dhe institucioneve në përgjithësi.
“Një qasje e tillë, që penalizon profesionalizimin në favor të nepotizmit po shkatërron institucionet publike. Madje po humb shpresat e te rinjve dhe po përçon mesazh se pavarësisht angazhimeve në studime dhe trajnime, pa përkrahje familjare, partiake apo klienteliste nuk mund të angazhohen në institucione publike”, tha Mehmeti
/**/ /**/ /**/
LEXONI EDHE KËTË:
Papunësia nuk i pengon zyrtarët publikë të mbajnë deri në tetë vende pune
Se anëtarësia partiake është faktor me rëndësi për të siguruar ndonjë vend pune, konkretisht në sektorin publik, thotë edhe një qytetare nga Prishtina.
Besa Mustafa, ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Besa shprehet se do angazhohet që të anëtarësohet në ndonjë parti politike, jo nga dëshira, por siç thotë, në mënyrë që të arrijë të punësohet.
“Nuk e përkrahi ndonjë parti politike në Kosovë. Por, jam e obliguar të anëtarësohem si të me jepet mundësia, për të gjetur një vend pune, pasi kam familje dhe kam nevojë për punë, pasi mendoj se ata që janë të inkuadruar në partitë politike kanë mundësi më të mëdha për punësim”, thotë Besa.
Edhe në hulumtimin e fundit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP), të anketuarit besojnë se lidhjet familjare, ryshfeti dhe lidhjet partiake, janë kritere më të dobishme për sigurimin e një vendi pune. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” – Erion Veliaj reagon nga burgu

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë