Luftëtari i famshëm i UFC-së, Bryce Mitchell, ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut amerikan për shkak të një videoje të postuar në rrjetet sociale dhe metodave të tij të stërvitjes. 

Mitchell tmerroi fansa kur u publikua një video e tij duke grushtuar një trup derri të varur, qartë një përpjekje e luftëtarit për të kopjuar Rockyn. 


Ishte një xhirim nga ferma e Mitchellit në Arkansas, dhe ndërsa ai goditi derrin e varur, trajneri i tij e shikonte. 

Mitchell u kritikua për këtë nga shumë tifozë, si dhe nga Jean Silva, njeriu që e mundi atë në ndeshjen e tij të fundit në UFC disa muaj më parë. 

"Kjo është e vetmja mënyrë që mund të godasësh dikë!. Është më mirë të qëndrosh në fermë dhe të kujdesesh për lopët, sepse nuk je shumë i mirë me atletët e vërtetë", ka shkruar Silva. 

Ndeshja e Mitchell me Silvën ishte e fundit në UFC dhe kanë kaluar vetëm dy muaj që nga ajo humbje.  

Më parë, Mitchell ishte gjithashtu një nga sfiduesit për titullin e peshave të lehta, pasi ai kishte gjashtë fitore radhazi pas hyrjes në UFC, dhe humbja e tij e parë ishte ndaj Ilia Topuria. /Telegrafi/  

telegrafi sport app