LAJMI I FUNDIT:

‘Luftëtarët online të Putinit’ – propaganda e Kremlinit nga tastiera e kompjuterit edhe në Serbi

‘Luftëtarët online të Putinit’ – propaganda e Kremlinit nga tastiera e kompjuterit edhe në Serbi

Që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës – në fakt, disa muaj më parë – rrjetet sociale në të gjithë rajonin, si dhe hapësirat e komenteve të medieve, u vërshuan duke mbështetur dhe shprehur “dashurinë” për presidentin rus Vladimir Putin dhe zyrtarët më të lartë të Kremlinit.

“Krimea është Rusi, Kosova është Serbi”, ka qenë fotomontazhi më i njohur që është shpërndarë dhjetëra mijëra herë në Facebook dhe Twitter.

Krahas këtij fotomontazhi të për Putinin në qendër të Mitrovicës së Veriut, u shpërndanë fotografi tashmë të njohura të propagandës ruse: Putini në kalë, Putini duke pilotuar një aeroplan, Putini duke mposhtur një kundërshtar në mundje…


Kjo propagandë nuk është e pranishme vetëm në Ballkanin Perëndimor, por me sa duket ka gjetur “rahati” në vendet e ish-Jugosllavisë. Në fillim të vitit të kaluar, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke parashikuar rritjen e propagandës ruse, revokuan licencat e kanaleve ruse të propagandës Sputnik dhe Russia Today, të dyja në pronësi të shtetit rus dhe të kontrolluara nga Kremlini. Videot dhe artikujt e këtyre kanaleve shpërndahen shumë shpesh në faqe të ndryshme në Twitter, Facebook dhe Instagram për të mbështetur “operacionin special ushtarak” rus.

Propagandistët dembelë dixhital

Rrjeti social TikTok është gjithashtu i mbushur me propaganda pro-ruse dhe video për “fashistët ukrainas”. Gjithashtu, lajmet nga stacionet televizive dhe portalet lokale transmetohen dhe shumica e rusëve ndoshta nuk kanë dëgjuar as për këto media. Është gjithashtu e qartë se nuk bëhet fjalë për ndonjë “raportim” apo transmetim informacioni nga “pala tjetër”, por për propagandën më të zakonshme, të paketuar në mënyrë dixhitale.

Një nga videot tregon një ndërtesë të shkatërruar dhe dy automjete të djegura aty pranë. Në trotuarin përballë ndërtesës shihen qartë trupat e vdekur të dy të moshuarve dhe një fëmije.

“Këtë e bënë forcat ukrainase, fashistët ukrainas, një familjeje ruse në qytetin Avdivka… Ata shkuan për të marrë ndihmë humanitare, nuk kishin ushqim për disa ditë”, thuhet në tekstin në rusisht dhe anglisht, i cili shoqëron këtë video në TikTok.

Meta ia mbyll mijëra profile të rreme partisë së Aleksandar Vuçiqit – u shpenzuan mbi 150 mijë euro në propagandë pro-qeveritare
Lexo po ashtu Meta ia mbyll mijëra profile të rreme partisë së Aleksandar Vuçiqit – u shpenzuan mbi 150 mijë euro në propagandë pro-qeveritare

Edhe pse kjo video lë një shije të hidhur dhe tregon gjithë pakuptimësinë e luftës, në fakt nuk është pamje nga Ukraina. Videoja ishte bërë në vitin 2018 në qytetin Deir Ez-Zour në Sirinë lindore, pas një bombardimi tre-ditor nga koalicioni i forcave shtetërore siriane dhe ushtrisë ruse, të cilët vranë më shumë se 4,630 civilë sirianë vetëm atë vit.

Shembuj të tillë tregojnë edhe një lloj dembelizmi të propagandistëve nga Kremlini, ndoshta duke mos e ditur se në internet ka shërbime që janë në kërkim të burimit origjinal të një fotoje ose videoje.

Promovuesit ‘vullnetarë’ të politikës ruse

“Putin, hidhe një bombë bërthamore në Ukrainë”, “Putin dhe serbët do të mbërrijnë së shpejti në Prishtinë”, “Me Putinin po kthejmë territoret serbe, ditët e Ukrainës janë të numëruara”… këto janë vetëm disa nga mesazhet në Twitter të ditëve të fundit.

Nuk është veçanërisht e vështirë të gjesh llogari të tilla që bëjnë dezinformata – mjafton të kërkosh “Putin Serbia” ose një kombinim të ngjashëm. Në fakt, nuk është as e nevojshme të kërkosh veçmas, pasi një numër i madh i figurave publike dhe politikanëve si në Serbi, ashtu edhe në Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci – janë promovues “vullnetarë” të politikës ruse dhe zëdhënës të Kremlinit.

Është gjithashtu interesante që disa ish-politikanë dhe zyrtarë pro-evropianë të Partisë Demokratike dhe lëvizjes G17 sot janë ndër përkrahësit më të mëdhenj të “bashkimit me Rusinë”. Gjithashtu, është shumë e lehtë të gjesh “bots” pro-ruse dhe llogari të rreme në përgjigjet e postimeve në Twitter të zyrtarëve serbë, si dhe gazetarëve të medieve të caktuara.

Sudoplatov – batalioni ekstremist rus në cilin luftojnë mercenarët nga Serbia në Ukrainë
Lexo po ashtu Sudoplatov – batalioni ekstremist rus në cilin luftojnë mercenarët nga Serbia në Ukrainë

Të gjithë këta “bots” – që është një term i përhapur për llogaritë e rreme – ndjekin të njëjtin “model”: ata kanë emra përdoruesi si “user125161”, që do të thotë se sapo është hapur kjo llogari. Për më tepër, shumica e llogarive nuk publikojnë as tweet e tyre, por vetëm ndajnë (retweet) përmbajtje nga llogaritë ruse ose nga Duma dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Ky problem i “propagandës nga Kremlini” dhe “trollëve rusë” nuk është i pranishëm vetëm në Ballkan. Kompania Meta, e cila zotëron Facebookun, Instagramin dhe WhatsAppin, në shtator 2022 mbylli një rrjet të madh të llogarive të ndërlidhura nën emrin “Russian Worldview”. Rrjeti kishte më shumë se 15 mijë profile të rreme, të cilët menaxhonin më shumë se 2,600 faqe, ku shpërndahej propaganda anti-ukrainase. Disa nga këto faqe ishin në gjermanisht dhe frëngjisht, që kishin për synim refugjatët ukrainas në Bashkim Evropian, si dhe qytetarët rusë që ikën nga mobilizimi ushtarak.

“Paga në fushën e betejës në Ukrainë është rreth 3,000 euro”

Përveç tastierave të “luftëtarëve”, së fundmi janë shfaqur video të disa vullnetarëve serbë që luftojnë në anën e Rusisë në Ukrainë. Dy prej tyre pretendojnë se janë “ish-pjesëtarë të Ushtrisë serbe”.

I vetmi që nuk e fsheh identitetin e tij është Dejan “Deki” Beriq, i cili lufton në krahun e Rusisë që nga viti 2014, madje ka edhe kanalin e tij në YouTube. Një nga imazhet e publikuara nga vullnetarët serbë tregon një qendër stërvitore ushtarake me poligon qitjeje, e cila pretendohet se “ndodhet afër Moskës”, edhe pse vendndodhja e saktë nuk dihet.

Fjalimin e Putinit e ndoqi nga afër paramilitari serb Bratislav Zhivkoviq, që u ofronte bashkëkombësve të tij nga 200 euro që të luftojnë për rusët
Lexo po ashtu Fjalimin e Putinit e ndoqi nga afër paramilitari serb Bratislav Zhivkoviq, që u ofronte bashkëkombësve të tij nga 200 euro që të luftojnë për rusët

Aktualisht sipas Kodit Penal, pjesëmarrja e shtetasve serbë në konfliktet e armatosura jashtë vendit dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Nëse një pjesëmarrje e tillë është brenda një grupi paraushtarak ose një grupi tjetër të organizuar, dënimi është deri në tetë vjet burg. Krahas kësaj, për ndërmjetësim për të shkuar në një fushëbetejë të huaj ose për të kryer stërvitje ushtarake jashtë vendit, dënimi është me 10 vjet burg. Ka mundësi që këta pak vullnetarë serbë të jenë nxitur nga premtimet e vetë Putinit, i cili në mesin e vitit të kaluar tha se “rroga në fushën e betejës në Ukrainë do të jetë rreth 3,000 euro, me shtesa për njësi të caktuara”.

Që nga fillimi i këtij viti, llogaritë pro-ruse në rrjetet sociale kanë “përmbysur tavolinat” – tani ato janë kundër vendosjes së sanksioneve. Serbia, së bashku me aleatin më të ngushtë rus, Bjellorusia, është i vetmi vend evropian që nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës së Rusisë.

“Ata po i drejtohen Moskës, e cila nuk ka asnjë dobi”

Themeluesi dhe presidenti i Këshillit për Politika Strategjike dhe ish-ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac beson se “do t’i përshtatej Rusisë të krijojë një pikë tjetër nevralgjike në Evropë, idealisht në Ballkanin Perëndimor” dhe shton se “kjo është arsyeja pse propagandistët e saj përdorin të gjitha mjetet mediatike dhe rrjetet sociale për të përhapur narrativën e tyre”.

“Rusia e ka njohur Serbinë si të vetmin vend në Evropë ku qytetarët kanë njëfarë simpatie për Putinin dhe stilin e tij të lidershipit, që është padyshim një terren i favorshëm për zgjerimin e fuqisë së butë ruse dhe propagandës së luftës. Për shkak të bombardimeve të vitit 1999, qytetarët ende kanë një qëndrim jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe shpesh negativ ndaj Perëndimit, ata shumë lehtë i drejtohen Moskës edhe pse nuk kanë absolutisht asnjë përfitim nga Moska”, thekson Shutanovac.

Avokati serb Stojkoviq: Grupi mercenar rus Wagner vepron në Serbi përmes Aleksandar Vulinit i ndihmuar nga BIA
Lexo po ashtu Avokati serb Stojkoviq: Grupi mercenar rus Wagner vepron në Serbi përmes Aleksandar Vulinit i ndihmuar nga BIA

Sa i përket qëndrimit të Kremlinit ndaj problemit të Kosovës, ai thekson se “Kremlini nuk është i kënaqur me asnjë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo i jep fund epokës së destabilizimit dhe konflikteve të mundshme në Ballkan”.

“Moska me vetëdije po nxit nacionalistët dhe po dërgon mesazhin se Serbia duhet të qëndrojë deri në fitoren përfundimtare të Rusisë ndaj Ukrainës dhe atëherë gjithçka do të zgjidhet lehtësisht. Megjithatë, pak njerëz në botë e besojnë atë fitore dhe nga ana tjetër, historikisht edhe kur Moska ishte vendi fitues në vitin 1945, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ajo nuk i shikonte aleatët e saj me respekt, por e trajtoi veten si një fuqi perandorake, prandaj [Josip Broz] Tito vendosi t’i drejtohej Evropës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pra, Serbia i shërben Moskës vetëm si një gur në këpucën e Evropës”, vëren ish-ministri serb.

Mbështetje për Putinin, por as Trump nuk harrohet

“Vitin tjetër në Kyiv, vitin tjetër në Prizren”, shkruhet sipër fotografisë së një tanku rus në një tjetër fotomontazh i përhapur në rrjetet sociale lokale. Ditët e fundit ka marrë shumë vëmendje pretendimi i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump se do ta zgjidhte “çështjen e luftës në Ukrainë për 24 orë”.

Rusët po mobiliozojnë mercenarë nga Ballkani, drejtues i rekrutimit është krimineli serb Dejan Beriq "Deki"
Lexo po ashtu Rusët po mobiliozojnë mercenarë nga Ballkani, drejtues i rekrutimit është krimineli serb Dejan Beriq "Deki"

Trump normalisht ka shumë mbështetje nga “luftëtarët e internetit” vendas, me pretendime të shpeshta se ai “do ta kthente Kosovën në Serbi” dhe se ai është “një mik i madh i Putinit”. Ish-i dërguari i Trumpit për Ballkanin, diplomati Richard Grenell, ka gjithashtu shumë mbështetje nga këta “luftëtarë” vendas.

Duke gjykuar nga disa sondazhe të ndryshme të opinionit publik, kundërshtimi ndaj vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë është në nivelin më të lartë deri më tani – të paktën 68 për qind e qytetarëve serbë janë kundër sanksioneve, 16 për qind janë pro, ndërsa pjesa tjetër e të anketuarve ishin të pavendosur. Nga ana tjetër, gazetat propaganduese ruse në Serbi citojnë shifra nga 84 deri në 91 për qind të atyre që janë kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Megjithatë, presidenti Aleksandar Vuçiq së fundi në llogaritë e tij në rrjetet sociale deklaroi se, “Serbia kritikohet ashpër nga Bashkimi Evropian për mos vendosjen e sanksioneve dhe se bisedimet po vazhdojnë”. /Al Jazeera/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori