Partizani Namik Kadiu iu bashkua Ballit Kombëtar pasi kishte parë 70 fshatarë të varfër që u pushkatuan në Golem të Lushnjës prej Llaz Bozos, Mehmet Shehut dhe, siç thotë ai, gjakpirësit të huaj Dushanoviq, për të vetmin shkak se bënin pjesë në radhët e Ballit Kombëtar…
Një prej dokumenteve të luftës që dëshmojnë për luftën vëllavrasëse është thirrja e Namik Kadiut, ish-partizan i Brigadës së Parë, që e braktisi, për t’ju bashkuar forcave të Ballit Kombëtar. Thirrja e tij, ku dëshmon krimet ku ka qenë dëshmitar, është shpërndarë si trakt nga Balli në janar 1944 dhe ruhet mes dokumenteve të kësaj organizate në fondin 270 në AQSH.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë tekstin e këtij trakti.
“SHQIPNIJA SHQIPTARËVE VDEKJA TRATHTARËVE
Fillimi i mbarimit
NAMIK KADIU
student i klasës së VIII-të të Lyceut të Shkodrës, nji nga partizanët qi rrokën pushkën që në fillim të lëvizjes kundra italjanve, Namik Kadiu, nën-intendancjer i Brigatës së Parë të Mehmet Shehut,
NDAHET NGA BRIGATA E NGA PARTIJA me kët thirrje qi i bân popullit shqiptàr.
VLLEZËR SHQIPËTARË!
Kur zëri i Atdheut kërkonte ndihmën t’onë, pse cipa e zezë e Fashizmit e kishte mbuluar an’e mb’anë, unë – si bir i tij – rroka pushkën, dola malit e bëra pjesë në frontin Nacjonal-Çlirimtar, në të cilin për një kohë të gjatë e luftova armikun me vullnetin e pathyer të një të riu shqiptar që i rreh zemra dhe i kërkon shpirti Liri e Drejtësi. E luftova armikun për muaj të tërë, sa në çeta aqë edhe në Brigatë pa m’u dhembsur jeta aspak, mbasi e dinja se bënja një nga detyrat kryesore që i ngarkohet njeriut përgjithsisht e veçanrisht rinis intelektuale.
Por, ndërsa në luftën për Atdhe më shtynte një dëshirë e mbrëndshme, një vullnet i patundur, një guxim i pa fré, në luftën kundra njeni tjetrit – shkaktuar nga Partija Komuniste – më dual përpara Buka e popullit, Gjaku i tij, Gërmadhat e djegura nga italjanët, Vuajtjet e tmerrshme dhe më thanë: NDAL!
Ky zë i mbrendshëm NDAL! më tinglloi së pari në shpirt kur Partija Komuniste e cila predikon demokracinë por që punon për diktaturën më të tmerrshme, filloi terrorin, luftën dhe masakrat e saj!
NDAL! më tha ndërgjegja, kur pas se 70 fshatarë të varfër, nga ata që në fillim të punës s’onë na kishin dhënë neve ose shokve t’onë sa herë buk, sa herë strehë, sa herë buzëqeshje, u pushkatuan në Golem të Lushnjes pa mëshirë prej Llaz Bozos, Mehmet Shehut të mësuar me gjak spanjollësh dhe gjakpirsit të huaj Dushanoviçit, për të vetmin shkak se bënin pjesë në rradhët e Ballit Kombëtar.
NDAL! më tha ndërgjegja, kur pash torturat që i bënë popullsis së Belshit e të Dumres n’operacjonin e Brigatës, ku krisi druja për kijamet; qante burri nga dhembja, qan nëna për djalin, qante foshnja për babën, gruaja për burrin e motra për vllan!
NDAL! më tha ndërgjegja, kur pash në Mallakastrën e djegur e të shkretruar nga fashizmi, operacjonin e Brigatës së Parë që e shkretoi edhe më keq me vrasjet e shëmtuara! Sidomos klithma e mbrendshme NDAL! arriti kulmin e saj kur pash me sytë e mij vrasjen e dy vllezërve të Isuf Hasanit nga Belishova, shqiptarë të thjeshtë, punëtorë të mirë e të padjallëzuar, për të vetmin faj se vllai i tyre, Isufi, bënte pjesë në Ballin Kombëtar!
O ironi e fatit! Kjo është “Lirija” që ne deshëm dhe trumbetuan aqë fort se do t’i apim popullit?!
NDAL! NDAL! NDAL!
Ja ku po ndalem nga rruga e terrorit, e gjakut dhe e gënjeshtrës e po futem në rrugën e shqiptarizmës së vërtetë: në Ballin Kombëtar.
RROFTË SHQIPËRIJA!
Ish-Nën intendancier i Brigatës së I-rë
Namik Kadiu d.v.
Djelmët e rij si Namik Kadiu me shokë, Balli Kombëtar i pret me krahë hapur e len vendin çilë për t’ushtrue veprimtarin e tyne patriotike e djaloshare në të mirën e Atdheut t’onë të dashur.
BALLI KOMBËTAR” (sic.)!
/Shqiptarja/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Sindhi-780x439.jpg)
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
“Durrsaku” aventurier që u bë ambasador në Perandorinë Osmane
![Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/shkrimi-i-gjergj-fisht-euml-s-102-vjet-m-euml-par-euml-shqiptar-euml-t-presin-ccedil-far-euml-u-jep-europa_hd-780x439.jpg)
Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë
![USHTARI I VJETËR](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/06/ushtari-e1560943820209-780x439.jpeg)
USHTARI I VJETËR
Elon Musk vs OpenAI: Gjigantët e teknologjisë po e nxisin frikën ekzistenciale për t'iu shmangur hetimit
![Perandorët ilirë të Bizantit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/perandor-euml-t-ilir-euml-t-euml-bizantit_hd-780x439.jpg)
Perandorët ilirë të Bizantit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi