100 ditë. A është shumë apo pak? Kush fiton dhe kush humb? Kur të bëhet bilanci i luftës në Ukrainë, duhet të zbatohen standarde të ndryshme nga ato që bëhen për qeverisjen 100-ditore të një qeverie të re.
Është shumë, sepse shumëkush në Perëndim fillimisht besonte se qeveria në Kiev mund t’i rezistojë sulmit rus vetëm dy ose tri ditë. Kjo ishte ndoshta një nga arsyet pse disa vende, përfshirë Gjermaninë, hezituan të furnizonin me armë këtë vend. Një gabim. Të tjerët, veçanërisht ShBA-ja dhe Britania e Madhe, dërgonin armë pa ndërprerë. Duke vepruar kështu, ata ndihmuan në parandalimin e një disfate të hershme të Ukrainës. Kjo është arsyeja pse leksioni i parë i kësaj lufte është ky: Dërgesat e shpejta të armëve shpëtojnë jetë.
E nëse mbetemi tek shembulli i Gjermanisë: Prej helmetave të premtuara në shkurt deri tek njoftimi aktual se Gjermania do të dërgojë sisteme moderne të mbrojtjes ajrore IRIS-T në Ukrainë, kanë kaluar tre muaj. Kjo është një kohë tepër e gjatë, pavarësisht së kaluarës gjermane. Berlini mund të veprojë më mirë e njoftimi më i fundit i kancelarit jep shpresë se edhe do të veprojë ndryshe. Ju lutemi vazhdoni kështu dhe pa vonesa!
Por, 100 ditë nuk janë as shumë, sepse lufta sapo ka filluar. Rusia provoi të pushtonte Ukrainën me një luftë të shpejtë në fillim. Dështoi dhe më pas kaloi në një taktikë tjetër, të pushtimit të pjesëve një nga një. Sipas motos: Nuk arriti të gëlltisë mollën të tërë, tani po e kafshon copa-copa. Ukraina është një mollë e tillë. Dhe kjo na sjell në mësimin e dytë të kësaj lufte.
Fatkeqësisht, Rusia është vërtet aq e çmendur sa kanë predikuar prej vitesh disa – e këtë shumëkush nuk e ka kuptuar seriozisht. Kjo nuk është e mirë për Ukrainën, as për Evropën dhe as për botën. Presidenti Vladimir Putin ka nisur një luftë revanshiste asgjësimi dhe nuk do të ndalet. Kërcënimi i Moskës me armë bërthamore nuk është një blof.
Pasoja: Tani duhet bërë gjithçka për ta ndaluar atë e jo më vonë. Sepse më vonë mund të jetë edhe tepër vonë. Ukraina po humbet ushtarë, civilë dhe territor çdo ditë dhe çdo orë. Dhjetëra mijëra të vdekur – edhe ky është një bilanci i hidhur i 100 ditëve të para. Qëllimet ruse tani janë të qarta: në një periudhë afatshkurtër dhe afatmesme, Rusia dëshiron të pushtojë një pjesë të madhe të Ukrainës, t’i presë vendit daljen në det dhe të zhdukë gjithçka ukrainase. Nëse ka sukses, vendet e tjera në Evropën Lindore do të shantazhohen për t’u pajtuar me Moskën ose do të rrezikojnë luftën.
Faza më e rrezikshme e kësaj lufte sapo ka filluar. Luftimet më të ashpra po zhvillohen në fushën e qymyrit në Donbas. Ushtria ukrainase atje është më e përgatitura, pasi ka pasur tetë vjet kohë për ta bërë këtë. Kjo është arsyeja pse Rusia nuk mund të përparonte në Donbas në fillim. Kjo tani po ndryshon, sepse Moska tani po përqendron të gjithë fuqinë e saj të luftës në një sektor të frontit, duke krijuar një epërsi të qartë.
Nëse Rusia ka sukses në Donbas, atëherë ajo mund të bombardojë dhe do të hapë rrugën e saj më shpejt drejt qendrës – dhe do të përpiqet përsëri të marrë Kievin dhe të rrëzojë qeverinë. Putini nuk ka interes për negociata, sepse mendon se ka më shumë kapacitete për luftë. Kjo fazë është e rrezikshme, sepse lufta është bërë e zakonshme. Tema të tjera po mbizotërojnë tani në titujt kryesorë, lodhja me luftën ka filluar pikërisht tani në pragun e sezonit të pushimeve. Vëmendja po zbehet, lodhja nga lufta kërcënon të zvogëlojë gatishmërinë për të ndihmuar – por kjo nuk duhet të ndodhë.
Paqja në Ukrainë është aktualisht iluzore. Ukraina ka nevojë urgjente për armë të rënda, por edhe për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë. Embargoja e naftës, e cila u negociua me shumë vështirësi, më në fund duhet të hyjë në fuqi dhe së shpejti të ashpërsohet. Ora e diplomacisë do të vijë vetëm kur përparimi rus të paktën të ndalet. Po kërcënon një verë e nxehtë lufte. Çdo ditë është me rëndësi. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Baza ushtarake amerikane në Sicili të Italisë në 'bllokim', personeli udhëzohet të 'strehohet'

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Gjesti - Eglit: Të betohem që nuk të dua dhe nuk xhelozoj për ty

Trump tregon mënyrën më të lehtë për tu bërë shtetas amerikan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe