LAJMI I FUNDIT:

“Lufta” e peshkut Shkup-Prishtinë, Maqedonia bllokon importin nga Kosova

“Lufta” e peshkut Shkup-Prishtinë, Maqedonia bllokon importin nga Kosova

Që nga 1 qershori, Hysen Bytyqi nuk po mund ta eksportojë peshkun e gjallë në Maqedoninë Veriore.

Si eksportues prej 10 vjetësh në këtë vend, ai tregon se për këtë ndalesë u informua nga partneri i biznesit.

Top Channel shkruan se ka siguruar shkresën e Dhomës së Tregtisë në Maqedoni, në të cilën thuhet se është bërë ndryshimi i listës së shteteve që ju është dhënë e drejta, për import të peshkut të gjallë.


Shkresa thotë se në bazë të rregullores për import dhe transit për mënyrën e veprimit, listës së vendeve të treta u ndalohet importi i peshkut të gjallë të cilët dedikohen për rritje, mbushjen e hurdhave me peshq të vegjël dhe objekteve të hapura për zbukurim e që janë me prejardhje nga Kosova.

Por, në asnjë pjesë shkresa nuk tregon arsyet.

Madje, për këtë vendim nuk i kishin informuar as autoritetet kosovare.

Pas njoftimit nga bizneset, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka kërkuar arsyetim me shkrim duke u bazuar në rregullat ndërkombëtare për tregti të lirë.

Edhe ambasada e këtij shteti në Prishtinë, i ka thënë Top Channel se nuk kanë informatë zyrtare për këtë bllokadë.

Maqedonia ka qenë ndër tregjet më të rëndësishme për prodhuesit e Kosovës, për shitjen e peshkut të gjallë.

Gjatë vitit 2018, Kosova ka eksportuar peshk të gjallë në Maqedoninë Veriore në sasi të 26 tonelatave dhe vlerë të 100 mijë eurove.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Peci kritikon sistemin e drejtësisë për pronën e shtetit në Ulpianë - kërkon hetim për ish-ministriat e Bujqësisë

Peci kritikon sistemin e drejtësisë për pronën e shtetit në Ulpianë - kërkon hetim për ish-ministriat e Bujqësisë

Ekonomi
Kalo në kategori