Në garën për finalistin e parë të Big Brother VIP Kosova 4, Labi, Benita, Dolce, Ludo dhe Klodi ishin të gjithë në lojë për të fituar vendin e parë në finale.

Pas momentesh të tensionuara dhe eliminimeve të ndryshme, në fund mbetën Ludo dhe Klodi, të cilët shkuan në studio për shpalljen e rezultatit.


Me votat e publikut, finalisti i parë u shpall Ludo Lee, duke siguruar vendin e tij në finale dhe duke nxitur gëzim dhe duartrokitje të shumta nga publiku dhe banorët e tjerë.

Ky moment shënon një arritje të rëndësishme për Ludon, i cili ka treguar strategji dhe qëndrueshmëri gjatë gjithë edicionit. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com