Në lavanderi, Ludo Lee dhe Alba zhvilluan një bisedë lidhur me sjelljen e Elijonës, duke ngritur dyshime mbi reagimet e saj emocionale.

Gjatë diskutimit, Ludo iu drejtua Albës me një pyetje direkte: “A mund të ma tregosh ti, meqë je femër, si është e mundur që një femër të qajë për një sekondë? Ose e paskan mësuar këta shumë mirë”.


Nga ana e saj, Alba u shpreh se nuk dyshon te ndjenja e të qarës, por te mënyra se si ajo shfaqet: “Jo, të qarën e ka se realisht e ndien veten, por unë mendoj se dyshimi im është te volumi i të qarës”.

Foto: BBVK/FaceBook

Ludo vijoi më tej duke vënë në dyshim ndjenjat e Elijonës ndaj Klodit, duke thënë:
“Si ndjenja, kjo s’ka ndjenja për Klodin fare”.

Ndërkohë, Alba nuk ishte dakord me këtë mendim dhe shprehu këndvështrimin e saj: “Mendon që nuk ka ndjenja për Klodin? Unë mendoj që ka krijuar ndjenja për Klodin”.

Në fund, Ludo shtoi edhe një arsye tjetër për sjelljen e saj, duke theksuar se frika mund të ketë luajtur rol kyç: “Frika më e madhe ka qenë se kur Klodi ka treguar pëlqim për Benitën, këtyre iu ka hyrë frika që po u del loja, atëherë kanë rënë në presion”.

Biseda mes tyre ngre pikëpyetje mbi sinqeritetin e ndjenjave dhe strategjitë e lojës brenda shtëpisë. /Telegrafi/