Këngëtarja Luar Arani ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

”Ami” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit R&B.


Muzika është realizuar nga producenti Mixey, gjersa tekstin e ka shkruar Endrit Mumajesi, i njohur si MUMA.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin këngëtarja shqiptare vjen me një paraqitje mjaft atraktive.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Amia Studio. /Telegrafi/