LAJMI I FUNDIT:

Luanët sulmojnë trajnerin gjatë një shfaqe në cirk, shikuesit tmerrohen (Foto/Video, +18)

Luanët sulmojnë trajnerin gjatë një shfaqe në cirk, shikuesit tmerrohen (Foto/Video, +18)

Luanët kanë sulmuar dy herë trajnerin e tyre Oleksi Pinko gjatë një “shfaqje” në cirk.

Videoja e filmuar nga një vizitor i cirkut, shfaq momentin kur njëri nga trajnerët gjatë pikës së paraparë me luanët që kërcenin, sulmohet brutalisht duke tmerruar fëmijët që kishin shkuar të shikojnë ‘shfaqen’, transmeton Telegrafi.

Gjatë performancës njëri nga luanët befasisht i kërcen në gjoks burrit, por në ndihmë i dalin kolegët të cilët mezi e nxjerrin nga rreziku që po i kanosej nga luanët.


Dhe duke menduar se gjithçka kishte përfunduar, Pinko vendosi ta vazhdojë ‘shfaqen’, veprim ky që i kushtoi edhe më shtrenjtë.

Derisa po mundohej të vazhdonte pikën e paraparë ai sulmohet sërish, por kësaj radhe nga disa luanë dhe atë në prezencë të një mase të tmerruar që kryesisht ishin fëmijë.

Zyrtarët e këtij cirku kanë bërë të ditur se trajneri i luanëve është dërguar në spital për shkak të plagëve të marra, por se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=gj9dzZx2ldk

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar

Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar

Evropa
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori