Luana Vjollca duket se nuk mjaftohet me suksesin e jashtëzakonshëm televiziv.

Bukuroshja shqiptare e cila po shijon suksesin e madh për momentin gjendet në pushime.


luana2

Ajo gjendet në pushime aktualisht në St. Moritz të Zvicrës me të dashurin e saj dhe Marinën e reperin Getoar Selimi.

luana 1 1

Luana ka publikuar një InstaStory ku ka paralajmëruar gjëra të reja muzikore.

Telegrafi mëson se në projektin e ri të Luanës sërish do të ketë gisht Getoar Selimi, i cili dëshiron t'i ndihmojë bukuroshes që suksesshëm të katapultohet në maje të skenës muzikore.

luana6

Nuk ka ende asgjë konkrete në këtë drejtim, por Luana pritet të rrëmbejë vëmendjen me publikimet e reja.

Së fundmi bjondja e jashtëzakonshme pati sukses enorm me emisionin "Shiko Kush Luan".

/Telegrafi/