LAJMI I FUNDIT:

Luan Rama vlerëson maturinë e Kosovës ndaj situatës me Serbinë

Luan Rama vlerëson maturinë e Kosovës ndaj situatës me Serbinë

Në një takim ku priti kreun e Komisionit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Elmi Reçica, dhe delegacionin që e shoqëronte në këtë vizitë, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama tha se këto takime shpalosin përmasat e bashkëpunimit mes institucioneve, jo vetëm parlamentare, por në tërësi mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Luan Rama, i cili shoqërohej nga deputetja tjetër e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, tha se është ndjekur me shqetësim situata e fundit në Kosovë sa i përket marrëdhënieve të tendosura me Serbinë, teksa evidentoi maturinë politike dhe qetësinë me të cilat janë menaxhuar këto situata nga institucionet e Kosovës.


Rama tha ndër të tjera se, pavarësisht përfaqësimit të dy parlamenteve respektive, asnjëherë nuk duhet harruar se jemi deputetë të të njëjtit komb dhe mbi çdo gjë kemi të përbashkët historinë, gjuhën dhe flamurin kombëtar, ndaj të cilëve siç tha ai “kemi detyrime të njëjta e të përbashkëta”.

“Vendosmëria për ta prishur murin në Mitrovicë nuk është thjesht çështje e veprimi fizik, por domethënie shumë e madhe e vendosmërisë për të dëshmuar forcën e legjitimitetit dhe të autoritetit të institucioneve të Kosovës në të gjithë hapësirën e shtetit të Kosovës”, tha Luan Rama.

Rama nënvizoi nevojën për të konkretizuar bashkëpunimin edhe në nivele komisionesh parlamentare, duke bërë një axhendë veprimi të përbashkët.

Nga ana e tij, kreu i Komisionit për Punët e Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica vlerësoi mbështetjen e dhënë nga Lëvizja Socialiste për Integrim për Kosovën për situatën e tensionuar të krijuar së fundmi.

“E dimë qe e keni ndjekur me vëmendje, edhe si parti politike edhe si grup parlamentar, por edhe kryetari i partisë suaj që është edhe Kryetar i Kuvendit. Mbështetja dhe bashkëpunimi ka qenë i vazhdueshëm”, theksoi Reçica.

Në fund, delegacioni i Komisionit për Punët e Jashtme të Kosovës dhe përfaqësuesit e grupit parlamentar të LSI-së vlerësuan se, ndalimi i papërligjur i Haradinajt është një përpjekje e djallëzuar për të goditur përmes tij luftën e lavdishme të UÇK-së dhe gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës, prandaj lirimi i tij i menjëhershëm dhe kthimi në Kosovë janë e vetmja zgjidhje. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore

Sveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore

Lajme
Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë

Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë

Lajme
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Lajme
Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë

Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë

Politikë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh

Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh

Lajme
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Kalo në kategori