Është golashënuesi i parë në histori të Përfaqësueses së Kosovës pas pranimit me drejta të plota në UEFA e FIFA, por Albert Bunjaku nuk do të harrohet kurrë edhe për kontributin e madh që ka dhënë për fanellën dardane.
Ish-sulmuesi kosovar mund të konsiderohet si një futbollist me fat, pasi ka luajtur për dy ekipe përfaqësuese, Zvicrën dhe Kosovën.
Bunjaku ka bërë një karrierë të bujshme kryesisht ku luajti në futbollin zviceran dhe atë gjerman.
39-vjeçari ka luajtur për grupmoshat e Zvicrës U21, derisa ka edhe gjashtë paraqitje me Përfaqësuesen A të Zvicrës, ku njëra nga to është edhe në Kampionatin Botëror të vitit 2010.
Në një intervistë për Telegrafin, Bunjaku flet për përballjen Kosovë – Zvicër, ndjenjën për të luajtur për dy ekipet përfaqësuese dhe jep një parashikim për rezultatin përfundimtar.
“Mendoj se është ndeshje me më pak entuziazëm se para dy viteve kur u zhvillua në Zurich. Është një duel më i qetë sa i përket edhe emocioneve të futbollistëve nga të dyja ekipet përfaqësuese pasi tanimë njëherë kanë luajtur dhe do të jenë më të qetë”.
“Sigurisht që përsëri do t’i kenë lojtarët ato emocionet dhe adrenalinën, por mendoj që sfida miqësore në Zurich ka qenë ajo që i ka ftohur pak”, thotë fillimisht Bunjaku për Telegrafin.
Gjilanasi ndjehet krenar që ka luajtur për dy ekipet përfaqësuese, Zvicrën dhe Kosovën.
“Ndjenjën e veçantë sigurisht, por edhe krenari për mua që kam luajtur si për Zvicrën ashtu edhe për Kosovën. Të dyja vendet më kanë dhënë shumë dhe i dua të dyja vendet jashtëzakonisht shumë. Në Kosovë kam lindur dhe është vendi im, por edhe Zvicra më ka dhënë shumë dhe e dua natyrisht edhe këtë vend. Jam i lidhur shpirtërisht me të dyja vendet”, shprehet Bunjaku.
Trajneri i famshëm zviceran Otmar Hitzfeld i dha debutimin Bunjakut te Përfaqësuesja e Zvicrës, derisa për të do të mbetet e paharruar sfida ndaj Kilit në Kampionatin Botëror 2010.
“Sigurisht që ka qenë për mua një arritje të luaja për ekipin përfaqësueses të Zvicrës. Derisa ndeshja që nuk do ta harrojë kurrë është ajo në vitin 2010 ndaj Kilit në Kampionatin Botëror”, u shpreh Bunjaku.
Ai ka dy ndeshje me Kosovën që nuk do t’i harrojë, miqësoren e parë ndaj Haitit në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë dhe miqësoren e parë pas pranimit në UEFA dhe FIFA ndaj Ishujve Faroe ku Dardanët fituan 2-0 dhe Bunjaku shënoi golin e parë.
“Sa i përket ndeshjes me Kosovën sigurisht që është ajo e para me Haitin në vitin 2014. Ka qenë një grumbullim shumë i mirë, pasi kemi vizituar shumë vende historike jemi njoftuar me bashkëlojtarët dhe atmosfera në Mitrovicë ishte e jashtëzakonshme. Nuk do ta harrojë kurrë atë atmosferë”, vazhdoi tutje Bunjaku rrëfimin e tij.
“Edhe ndeshja ndaj Ishujve Faroe në Frankfurt që e zhvilluam ka qenë e veçantë. Shënova golin e parë që do të mbetet në histori dhe jam i lumtur që gjithmonë do të përmendet emri i Albert Bunjakut sa herë të përmendet ndeshja e parë e Kosovës pas pranimit në UEFA dhe FIFA”, deklaroi Bunjaku.
Bunjaku thotë se Kosova ka ende gjasa për kualifikim, beson në fitore ndaj Zvicrës
Përkundër një fillimi shumë të vështirë të Dardanëve ku në katër ndeshje kanë marrë vetëm tre pikë, Albert Bunjaku thotë se gjasat ende janë aty.
Sipas ish-sulmuesit të Paderborn, Kaiserslautern, Nurnberg e St Gallen, Dardanët duhet të fitojnë të shtunën në mënyrë që të mbeten në garë për kualifikimin.
“Nuk ka qenë starti më i miri dhe ai që të gjithë kemi pritur, por janë edhe gjashtë ndeshje deri në fund dhe gjithçka është e mundur”.
“Nëse marrim një fitore ndaj Zvicrës të shtunën atëherë motivi do të rritet edhe më shumë dhe pastaj do Zoti t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”, deklaroi Bunjaku.
Bunjaku është pyetur edhe për një parashikim për sfidën e së shtunës mes Kosovës dhe Zvicrës.
“Do të jetë e vështirë, por parashikoj fitoren e Kosovës me rezultat të ngushtë 2-1. Përderisa ka rënë pak entuziazmi besoj se futbollistët do të bëjnë më të mirën për të marrë një fitore dhe për të ngjallur shpresat për kualifikim”, u shpreh gjilanasi.
Do të jetë i pranishëm në ‘Fadil Vokrri’ me ftesë nga FFK
Bunjaku i ka dhënë fund karrierës si futbollist në vitin 2022 te skuadra modeste gjermane Bonner SC, derisa për katër vite mëherët ka luajtur për Viktoria Koln.
Gjilanasi ka marrë një ftesë speciale dhe të shtunën mbrëma do të jetë i pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Ai tregon për Telegrafin se e kanë kontaktuar nga FFK për ta ftuar që të jetë prezent në stadium, derisa është ndier i nderuar nga kjo ftesë që i është bërë.
“Do të jem i pranishëm në stadium. Do të udhëtoj drejt Prishtinës pasi më kanë kontaktuar nga Federata e Futbollit të Kosovës për të qenë prezent dhe ta shoh nga afër këtë sfidë”.
“Dua t’i falënderoj FFK-në për kujdesin pasi vërtetë kontakti dhe ftesa që më kanë bërë më ka ardhur shumë mirë”, tha Bunjaku.
Ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën, duke luajtur thuajse të gjitha ndeshjet para pranimit nga 2014-2016, por edhe pas pranimit ishte pjesë e rëndësishme e Dardanëve.
Bunjaku zgjedh lojtarët më të mirë që ka luajtur te Zvicra dhe te Kosova
Bunjaku gjatë karrierës së tij ka luajtur me dy ekipe përfaqësuese, derisa ka pasur bashkëlojtarët mjaftë të mirë.
Nuk ka se si të mungoj pyetja se cilët janë futbollistët më të mirë me të cilët ka luajtur Bunjaku në dy ekipet përfaqësuese.
Te Zvicra sulmuesi gjilanas zgjedh bashkëqytetarin e tij Xherdan Shaqiri, derisa te Kosova ka disa preferenca.
“Shaqiri padyshim te Zvicra, pasi është një talent i jashtëzakonshëm. Edhe në Botëror ishim bashku edhe pse ai ishte në moshë shumë të re”, thotë Bunjaku.
“Sa i përket te Kosova kanë qenë Milot Rashica, Vedat Muriqi e Valon Berisha. Të katër këta futbollistë kanë pasur një karrierë të jashtëzakonshme dhe është ende herët se besoj do të arrijnë edhe më shumë në karrierën e tyre”, përfundoi Bunjaku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm” – Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje