LAJMI I FUNDIT:

LSM: Punëdhënësit ta mbrojnë shëndetin e punëtorëve në kushtet e valës së ngrohtë

LSM: Punëdhënësit ta mbrojnë shëndetin e punëtorëve në kushtet e valës së ngrohtë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) u bën thirrje të gjithë punëdhënësve, në kushte kur paralajmërohet se në ditët në vijim, i gjithë territori i vendit do të preket nga temperaturat nga faza e verdhë, t’i respektojnë masat e parashikuara nga Plani aksional për parandalimin e pasojave nga vala e nxehtësisë mbi shëndetin e popullatës, si dhe dispozitat e Ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë.

“Të gjithë punëtorët që punojnë në kushte të ekspozimit ndaj temperaturave të larta, janë të ekspozuar ndaj stresit të nxehtësisë. Stresi i nxehtësisë përcaktohet si reagim fizik dhe fiziologjik i një punëtori ndaj temperaturës, në të cilën ai është i ekspozuar në vendin e tij të punës”.


“Sipas Ligjit për siguri dhe shëndet në punë, punëdhënësi është i detyruar të sigurojë kushte të përshtatshme pune që nuk do të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e punëtorëve”, qëndron në kërkesën e LSM-së për punëdhënësit.