LAJMI I FUNDIT:

LSM: Naqe Georgiev është një nga tre gjyqtarët e aktgjykimit të turpshëm për konfiskimin e Shtëpisë së Punëtorëve

LSM: Naqe Georgiev është një nga tre gjyqtarët e aktgjykimit të turpshëm për konfiskimin e Shtëpisë së Punëtorëve

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot kumtoi se përcaktimi i përgjegjësisë dhe pranimi i Naqe Georgiev për veprën penale të kryer “Pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm” është një tjetër konfirmim se besimi në gjyqësor duhet të rikthehet, ndërsa fillimisht, duke dalluar gjyqtarët e ndërgjegjshëm nga ata të pandërgjegjshëm, duke dalluar gjyqtarët me ekspertizë dhe integritet nga gjyqtarët kriminelë.

“Njëri nga gjyqtarët që ka dhënë aktgjykimin e turpshëm për konfiskimin e Shtëpisë së Punëtorëve, Naqe Georgiev, do të jetë në burg për tre vjet për shkak të krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjegjësisht pranimit të ryshfetit për të ndikuar në gjyqësor, edhe pse i njëjti gjyqtar më parë pretendoi se kjo ishte një gënjeshtër! LSM-ka, kur u shpall aktgjykimi për konfiskimin e Shtëpisë së Punëtorëve, paralajmëroi se dyshon për ndikim, krim të organizuar dhe korrupsion në marrjen e aktgjykimit të turpshëm të tre gjyqtarëve, përfshirë edhe Naqe Georgiev”, kumtuan nga LSM-ja.

Nga LSM-ja theksojnë se me këtë aktgjykim, për disa interesa të dikujt politike, afariste dhe oligarkik, ata e konfiskuan Shtëpinë e Punëtorëve, të cilët e kishin ndërtuar punëtorët, nga anëtarësimi sindikal i anëtarëve të tyre.


-“Pranimi i Naqe Georgiev për ryshfet, i cili së bashku me dy gjyqtarë të tjerë e miratoi aktgjykimin e turpshëm dhe i hodhëen njollë të zezë Gjykatës Supreme, si dhe në Maqedoninë si shtet, hap edhe më shumë dyshime për motivet e nxjerrjes së aktgjykimit për konfiskimin e Shtëpisë së Punëtorëve, kështu që punëtorët dhe opinioni në Maqedoni dhe më gjerësisht presin që ligji dhe drejtësia të fitojnë dhe Shtëpia e Punëtorëve t’u kthehet punëtorëve dhe LSM-së sa më shpejt të jetë e mundur, ose së paku, procesi të kthehet në rivendosje para gjykatave më të ulëta, sidomos tani kur Gjykata e Lartë dhe gjyqtarët e Lartë të çlirohen nga ndikimi i këtij gjyqtari të korruptuar”,  thuhet në kumtesën e LSM-së.

“Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot lidhi Propozim-marrëveshje me gjykatësin e dyshuar në Gjykatën Supreme, Naqe Georgiev, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale Pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm. Georgiev ka pranuar që t’i shqiptohet dënim me burg prej tre vjet, dhe ndalesë për kryerjen e profesionit.

Siç informojnë nga PTHP NKOK, duke e nënshkruar propozim – marrëveshjen i dyshuari Naqe Georgiev nuk kontestoi se e ka kryer veprën penale dhe duke pasur parasysh dënimin e shqiptuar me burg prej një deri në dhjetë vjet për këtë vepër penale, ka pranuar që t’i shqiptohet dënim me burg në kohëzgjatje prej tre vjetëve, si dhe Ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës së personit zyrtar në periudhë prej tre vjetëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori