LAJMI I FUNDIT:

LSDM: OBRM-PDUKM-ja 11 vite i maltretoi bujqit dhe për këtë shkak nuk mund të flasë për bujqësinë

LSDM: OBRM-PDUKM-ja 11 vite i maltretoi bujqit dhe për këtë shkak nuk mund të flasë për bujqësinë

Ka reaguar Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ndaj akuzave të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM duke thënë se “OBRM-PDUKM-ja 11 vite i kanoste, maltertonte dhe nënçmonte bujqit dhe e shkelte punën e tyre, prandaj nuk mund të flasë për gjendjen në bujqësi”.

“Për dallim ndaj qasjes përçmuese ndaj bujqve nga ana e OBRM-PDUKM-së, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave ndërtojnë marrëdhënie partnere me bujqit dhe aktivisht punojnë për tejkalimin e të gjitha problemeve”, thonë nga LSDM-ja.

Ata shtojnë se për tejkalimin e krizës së kumbullave, Ministria solli subvencionim të ri për 2 denarë në kilogram për personat juridik të blerjes së kumbullave, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Në të njëjtën kohë, subvencionimi për pemën e shitur tek kapacitetet përpunuese, për kumbullat është rritur nga 2 në 3 denarë për 1 kilogram shitje. Përmes këtyre masave, përkrahja financiare që e jep Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave për stabilizimin e blerjes së kumbullave është 5 denarë për kilogram”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se kjo përkrahje financiare do të zgjas deri 15 shtator.

Sipas LSDM-së, qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja vazhdon të tregojë se çfarë do të thotë kujdes i vërtetë për bujqit dhe vazhdon të punojë në zbatimin e masave që sigurojnë zhvillim dhe përparim të bujqësisë dhe standard më të mirë jetësor për të gjithë bujqit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori